Xhirollogaria: 1503 14 56786
Çmimi: 100,- për persona nder 15 vjet
150,- për persona mbi 15 vjet
KID / Melding: Emri Juaj
Pranuesi i pagesës: ATKN / QSHFKN
VIPPS: 132591
Çmimi: 100,- për persona nder 15 vjet,
150 ,- për persona mbi 15 vjet
Melding: Emri dhe mbiemri i çdo personi që paguan.
Pranuesi i pagesës: ATKN / QSHFKN
E drejta e shfrytëzimit të fondit vlen vetëm për anëtarët/et e QSHFKN. Personat që nuk janë anëtarë të QSHFKN dhe e bëjnë pagesën, nuk e gëzojnë të drejtën e shfrytëzimit të këtij fondi.
Parapagesa e fondit:
Cdo anetare i QSHFKN paguan nga 150 kr ne vit per cdo te rritur, ndersa nga 100 kr per cdo femije deri ne moshen 15 vjecare.
Të drejtat e shfrytëzimit të këtij fondi:
- Pagesa e cila behet në vitin e parë, te jep të drejtën e shfrytëzimit të këtij fondi 25%
- Pagesa e cila behet në vitin e dytë, te jep të drejtën e shfrytëzimit të këtij fondi 50%
- Pagesa e cila behet në vitin e tretë, te jep të drejtën e shfrytëzimit të këtij fondi 100%
Nëse personi ka qene i rregullt ne pagese për çdo vit, fiton të drejten e shfrytëzimit të fondit sipas asaj qe u cek me lart. Mos pagesa e rregullt e këtij fondi e humb të drejtën e plotë te shfrytezimit të tij, dhe e kthen personin ne piken zero te shfrytëzimit te fondit.
Ky rregull i ri hyn ne fuqi nga viti 2020.
Dødsattest
Certifikata e vdekjes duhet të jetë në gjuhën Norvegjeze dhe Angleze, këtë dokumentacion e siguron spitali, por ju duhet të bëni kërkesen që ky dokument t’ju jepet edhe në gjuhën Angleze, si dhe te ceket në certifikatën se personi i vdekur nuk bënë rrezik për “infektim”, përndryshe duhet që ju vet të siguroni përkthimin e këtij dokumentacioni ku dihet se një gjë e tillë merë kohë, dhe procesi i transportimit të
kufomës për në vendlindje vonohet.
Nëse personi i vdekur paraqet rrezik për infektim, vendlindja nuk e pranon kufomën, që do të thotë se kufoma nuk mund të transportoht për në vendlindje.
Attest fra skifterett
Certifikatë e vdekjes në gjuhen Norvegjeze dhe Angleze. Këtë e siguron begravelsebyrå por ju duhet të bëni kërkesën që ky dokument tju jepet edhe në gjuhen Angleze e cila përshpejton procesin e transportimit të kufomës për në vendlindje.
Politiattest
Këtë e siguron begravelsebyrå por ju duhet të bëni kërkesën që ky dokument tju jepet edhe në gjuhen Angleze.
Lejepranim te kufomës për në vendelindje
Ky dokument sigurohet nga familjarët e personit të vdekur, së pari duhet kontaktuar ambasaden e vendlindjes / apo shtetit përkatës nga i cili vend e ka prejardhjen kufoma, dhe e informoni për rastin e vdekjes me të dhënat e sakta personale të kufomës. Pasi që të mereni kontakt me ambasaden tuaj, ju duhet të udhëtoni për të siguruar dokumentacionin e lejepranimit të kufomës për në vendlindje / apo shtetit përkatës.