Anëtarësim

[thb_gap height=”15″]

Anëtarësimi

[thb_gap height=”15″]

Anëtarësimi

Kërkohet që të mos jeni te regjistruar në ndonje bashkësi tjetër tjetër.

Kushdo që jeton në Norvegji, dhe nuk është i lidhur me ndonje bashkësi tjeter fetare, mund të anëtarsohet në QSHFKN.

Fëmijët nën moshën 15 vjeç duhet të kenë leje nga prindërit / kujdestarët per regjistrim.

Të gjithë Muslimanët (fëmijët dhe të rriturit), që jetojnë në Norvegji mund të bëhen anëtarë të QSHFKN-së.

Anëtarësimi në QSHFKN është gratis! Na mbështetëni dhe bëhuni anëtar i Qendrës Shqipëtare Fetare dhe Kulturore në Norvegji – QSHFKN

PS! Shumë me rëndësi është që të na njoftoni për ndryshimet që kanë të bëjnë me qendrimin tuaj, psh. adresa, ndryshimi i emrit ose mbiemrit, ashtu që të mund të përditësojmë informacionin tuaj në sistemet tona.

 


 

Regjistrim

Regjistrimi në bashkësi fetare duhet të bëhet me shkrim ose me prezencën tuaj ne zyre te qendrës.

Ju mund të regjistroheni në këtë mënyrë:

  1. Shkarko formularin e regjistrimit
  2. Pasi të keni plotësuar formularin dhe nënshkruar, ju mund ta dorëzoni atë personalisht në zyrën tonë ose ta dërgoni atë në post:

Albansk Trossamfunn og Kultursenter i Norge
Ryensvingen 8, 0680 Oslo

 


 

Ç’regjistrim

Ç’regjistrimi në një bashkësi fetare duhet të bëhet me shkrim ose me prezencën tuaj në zyrën e bashkësisë.

Mënyra si te ç’regjistrohesh prej një bashkësie fetare:

  1. Shkarkoni formularin e ç’regjistrimit
  2. Plotësoni formularin, nënshkruani dhe dërgoni tek bashkësia fetare, nga e cila dëshironi të ç’regjistroheni.
  3. Kontaktoni bashkësinë dhe konfirmoni se ata e kanë marrë formularin e ç’regjistrimit.

PS! Mos harroni të kërkoni një certifikatë të ç’regjistrimit sa më shpejt!

 


 

Informacion

  • Bashkësia fetare nga e cila ç’regjistroheni, nuk ka të drejtë ta dijë se ku do regjistroheni.
  • Nëse jeni të regjistruar në më shumë se një bashkësi fetare, asnjë nga bashkësitë nuk do të marrin ndihma nga shteti dhe komunat për anëtarësinë tuaj.
  • Andaj, është tejet me rëndësi të bëheni anëtar vetëm në një bashkësi fetare.

 


 

Ku jeni anëtar?

Ju mund të telefononi tek Brønnøysund në telefon: 75 00 75 00, dhe të merrni informata shtese për statutin tuaj. Ju pastaj, përmes postës do informoheni se tek cila qendër fetare jeni të regjistruar si anëtar.
Vetëm ju, mund ta kontrolloni statutin e anëtarësimit tuaj ose të fëmijës suaj.

 


 

A e dini së

  • Sipas nenit «§ 3.3 Tilhørighet og medlemskap i kirkeloven», fëmijët automatikisht bëhen anëtarë të kishës norvegjeze.

Prandaj, është e rëndësishme që ju, si muslimanë, të regjistroni veten dhe anëtarët e familjes suaj në një bashkësi islame.

  • Sipas «§ 3.6 Tilhørighet og medlemskap», fëmijët mbi 15 vjet mund të regjistrojnë veten ose të ç’regjistrohen nga një bashkësi fetare (vlen edhe për kishen norvegjeze).
  • Të gjitha komunitetet e regjistruara fetare marrin mbështetje për secilin anëtar prej shtetit dhe komunave.
  • Ju vet duhet të ç’regjistroheni prej bashkësisë fetare, ose kishës shtetërore në të cilën jeni regjistruar.
  • A nuk doni që pjesa juaj e mbështetjes të shkojë tek komuniteti ynë?