Fiter Bajrami

Te nderuar besimtare,

Qendra Shqiptare Fetare dhe Kulturore ne Norvegji, me seli ne Osllo/Ryen, njofton te gjithe besimtaret se dita e Diel eshte dita e pare e Fiter Bajramit.
Andaj, ju njoftojme se namazin e Sabahut do ta falim -me lejen e Zotit te Madh- ne ora 03:30 minuta, ndersa namazi i BAJRAMIT falet ne ora 07:00.
Duke pas parasysh se perballemi me epidemine Covid -19, atehere kerkojme nga ju te njderuar besimtare, ti ndjekni me perpikeri rregullat e caktuara nga MSHN.

  • Te ndjekni dhe t’i respektoni kujdestaret e caktuar nga xhamia qe mbajne rregullin dhe mbarevajtjen e namazit.
  • Nuk lejohet prezentimi i femijeve nen moshen 16 vjeqare, si dhe personave te moshuar dhe me semundje kronike.
  • Merrni nje sexhade me vete, mundesisht preferohet edhe perdorimi i maskes.
  • Duhet mbajtur distancen e caktuar nga MSHN.
  • Nuk lejohet assesi qendrimi ne xhami apo ne oborrin e xhamis, pas faljes se namazit te Bajramit.

Te nderuar vellezer, duhet te keni mirekuptim me rastin e plotesimit te numrit te caktuar ne xhami, te pritni ne oborr derisa te falet namazi, e pastaj hyn grupi tjeter. Mirepo, gjate kesaj kohe te pritjes, nuk lejohet te grumbulloheni ne nje vend me shume se 5 persona.


Parkimin e veturave ta beni sa me larg oborrit te xhamis, ne menyre qe te mos krijohet tollovi me rastin e hyrjes apo daljes nga xhamia.

Ju lutemi, qe te keni mirekuptim dhe t’i permbaheni rregullave te lartpermendura, ashtu qe te kalojme sa me mire dhe sa me lehte faljen e namazit te Bajramit, ne kete kohe epidemie.

Nga ky moment, na lejoni te ju urojme festen e Fiter Bajramit, duke e lutur Allahun e Lartesuar te na i pranoj te gjitha veprat e mira te muajit te bekuar te Ramazanit, e te na fal neve dhe familjet tona.

XHAMIA RYEN

Pagesa e Sadekatul Fitri dhe Zeqatit

Te nderuar,

Qendra Shqiptare Fetare dhe Kulturore ne Norvegji, me seli ne Osllo – Ryen, ju njofton se ka filluar mbledhjen e SADEKATUL FITRIT dhe ZEQATIT per vitin 2020.

Andaj, te gjithe te interesuarit mund te kryejne pagesen e
SADEKATUL FITRAVE permes:
Vipps 585230
Pagesa per Sadekatul Fitrin eshte 100 kr per person.

Ndersa, pagesa e ZEQATIT, qe dmth dhenia e 2.5 % te pasuris, behet permes numrit te:
Xhirollogarise (kontonr.) :1503.34.66320
VIPPS: 585226.
Poashtu, ju njoftojme se mund te behet pagesa edhe permes karteles bankare tek lokalet e xhamise ne Ryen.

Pagesat te cilat behen permes xhirollogarise duhet te behen deri me 21.05.20, ndersa pagesat tjera pranohen deri me 23.05.20.

Lusim Allahun e Madheruar me Emrat e Tij te bukur dhe Cilesite e Tij te larta, te ju pranoj te gjitha veprat dhe ibadetet e muajit te bekuar te Ramazanit, e permes kesaj ndihme te ju ruaj juve dhe familjet tuaja kudo qe jeni.

Allahu ju bekofte e ju begatofte me te mirat e Tij.

Xhamia Ryen

Hapja graduale e xhamisë

Te nderuar bashkatedhetare,

Me kenaqesin me te madhe ju njoftojme se pas nje periudhe te kufizuar te izolimit, vjen lehtesimi i masave te ndermarra nga shteti norvegjez per tubimet e lejuara te qytetareve.

Prandaj, ju njoftojme se nga data 07.05.2020 do te hapet edhe xhamia jone ne Ryen per kohet e namazeve ditore, per xhuma dhe namaz te teravive. Por, ky lejim i tubimit ka disa kritere, siq jane:

  • Nuk lejohet tubimi i me shume se 50 personave ne lokalet e xhamis. Ketu duhet te kemi mirekuptim ne numrin e caktuar, andaj nese mbyllet dera me rastin e plotesimit te numrit 50 personave, te respektohet rregulli i caktuar nga shteti, sepse interesi kolektiv perhere eshte para atij individual.
  • Nuk lejohet te prezentojne personat mbi moshen 65 vjeqare, si dhe nen moshen 18 vjeqare.
  • Nuk lejohet te prezentojne personat e semure me semundje kronike.
  • Secili duhet te merr me vete sexhaden personale te namazit.
  • Te mbahet distanca e caktuar nga MSHN.
  • Preferohet te merrni abdest ne shtepi, dhe jo ne xhami ( perveq nese ju duhet patjeter).
  • Duhet te shkruhet emri i secilit qe prezenton ne xhami ne lista te caktuara , ne menyre qe te dijme kush ka qene ne xhami, ne rast te ndonje infektimi me virus Covid 19.

Falenderimet e panumerta i takojne Zotit te boteve, i Cili na mundesoi qe ne kete muaj te bekuar te Ramazanit t’i rikthehemi dalngadal xhamive dhe normalitetit jetesor.

Informacion për karantina dhe izolimi në shtëpi | Informasjon om hjemmekarantene og isolasjon |

Këtu do të gjeni një broshurë me informacione mbi karantinën shtëpiake dhe izolimin e përkthyer në gjuhë të ndryshme, shiko listën alfabetike më poshtë. Versioni Norvegjez është baza për përkthimet.


Her finner du brosjyre med informasjon om hjemmekarantene og isolasjon oversatt til forskjellige språk, se alfabetisk liste nedenfor. Den norske versjonen ligger til grunn for oversettelsene.

Shqip | Albansk | Albanian
Norvegjisht | Norsk | Norwegian
Anglisht | Engelsk | English


Source: https://www.fhi.no/nettpub/coronavirus/rad-til-personer-som-er-smittet-eller-har-vart-utsatt-for-smitte/informasjon-om-hjemmekarantene-og-isolasjon-pa-ulike-sprak/

Informacione të përgjithshme për koronavirusin | Generell informasjon om koronavirus

Këtu do të gjeni një broshurë me informacione të përgjithshme rreth koronavirusit të përkthyera në gjuhë të ndryshme. Versioni Norvegjez është baza për përkthimet.


Her finner du brosjyre med generell informasjon om koronavirus oversatt til ulike språk. Den norske versjon ligger til grunn for oversettelsene.

Shqip | Albansk | Albanian
Norvegjisht | Norsk | Norwegian
Anglisht | Engelsk | English

Source: https://www.fhi.no/nettpub/coronavirus/fakta/generell-informasjon-koronavirus-pa-flere-sprak/

Koronavirus – Telefonnumre

Këtu janë disa numra të rëndësishëm telefoni që mund të jenë të dobishëm për të ditur nëse fëmijët ose prindërit kanë nevojë për ndihmë:


Her finner dere noen viktige telefonnumre som kan være greit å vite om dersom barn eller foreldre skulle trenge hjelp:


Koronatelefon for personer som mistenker at de er smittet
Tlf: 21 80 21 82

Barneverntjenestene og barnevernvaktene

Barnevernvakten i Oslo er døgnåpen
Tlf: 40 42 77 77

Barneverntjenestene i Oslo
Tlf: 21 80 21 80

Barnevernvakten i Asker og Bærum har dag og kveldsåpent med bakvakt på natt
Tlf: 67 50 47 70

Barneverntjenesten i Asker
Tlf: 66 90 97 00

Barneverntjenesten i Bærum
Tlf: 67 50 47 70/67 50 68 00

Alarmtelefonen for Barn og Unge

Barn og voksne kan kontakte Alarmtelefonen som er døgnåpen.

Ring: 116 111 ( fra utlandet kan man ringe +47 41 17 55)
SMS: 417 16 111
E-post: alarm@116111

Foreldretelefonen for småbarnsforeldre

Opprettet av Stine Sofiestiftelsen i samarbeid med Mental helse.
Tlf: 116 123

Covid-19 Info – Oslo Kommune

Nëse keni pyetje në lidhje me COVID-19 / Koronavirusin, mund të ndiqni këtë link nga komuna e Oslo-s (Oslo kommune).

Har du spørsmål om koronaviruset kan du følge denne lenken fra Oslo kommune.

Norvegjisht/Norsk: https://www.oslo.kommune.no/koronavirus/sporsmal-om-koronaviruset/

Anglisht/Engelsk: https://www.oslo.kommune.no/english/coronavirus/questions-about-coronavirus/

Koronavirusi i ri (COVID-19)

Koronavirusi i ri po merr vëmendje të madhe. Sëmundja e Koronavirusit normalisht jep vetëm simptoma të lehta. Disa njerëz, veçanërisht të moshuarit dhe ata që tashmë janë të sëmurë, mund të përkeqësohen rëndë. Prandaj është jetike që të gjithë të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së infeksionit në popullatë.

Nëse jeni infektuar, duhen 0 deri 14 ditë që simptomat të shfaqen. Normalisht duhen 5 deri 6 ditë. Njerëzit shpërndajnë më shumë infeksionin ndërsa ata japin simptoma. Ethet, kollitja dhe vështirësia në frymëmarrje janë simptomat më të zakonshme. Disa njerëzve u shfaqet pneumonia, vështirësia në frymëmarrje ose sëmundje të tjera serioze.

Këshilla për parandalimin e infeksionit:

Rrini larg!

  • Qëndroni në shtëpi nëse ndjeheni të sëmurë.
  • Qëndroni në shtëpi nëse ju është thënë (në karantinë ose izolim).
  • Nëse është e mundur, përpiquni të rrini larg të paktën një metër nga njerëzit e tjerë.
  • Praktikoni higjenë të mirë të duarve!
    • Lani duart shpesh dhe tërësisht
    • kur keni qenë rreth njerëzve të tjerë
    • kur keni qenë në tualet
    • kur keni kollitur, teshtitur ose fryrë hundën
    • para gatimit ose ngrënies.
  • Përdorni dezinfektues nëse nuk keni sapun dhe ujë në dispozicion.

Praktikoni higjienë të mirë të frymëmarrjes!

  • Shmangni kollitjen ose teshtitjen tek njerëzit e tjerë.
  • Kollitni në shami letre dhe më pas hidheni atë. Pastaj lani duart!
  • Nëse nuk keni shami letre me vete, kollitni nga ana e brendshme e bërrylit.

Nëse mendoni se jeni infektuar:

  • Nëse dyshoni se jeni të infektuar, duhet të qëndroni në shtëpi.
  • Nëse keni nevojë për ndihmë mjekësore, së pari duhet të përpiqeni të kontaktoni mjekun tuaj përmes telefonit. Nëse kjo nuk është e mundur, telefononi shërbimin e urgjencës mjekësore në 116 117.

Vazhdoni të jeni të informuar!

Autoritetet u kërkojnë të gjithëve që jetojnë ose qëndrojnë në Norvegji të lexojnë informacionin dhe këshillat e rëndësishme në lidhje me koronavirusin në www.fhi.no dhe www.helsenorge.no. Këto këshilla përditësohen rregullisht. Informacioni është në dispozicion si në norvegjisht ashtu edhe në anglisht. Nëse e keni të vështirë të kuptoni, ju lutemi kërkoni ndihmë nga dikush që njihni.