Hapja graduale e xhamisë

Te nderuar bashkatedhetare,

Me kenaqesin me te madhe ju njoftojme se pas nje periudhe te kufizuar te izolimit, vjen lehtesimi i masave te ndermarra nga shteti norvegjez per tubimet e lejuara te qytetareve.

Prandaj, ju njoftojme se nga data 07.05.2020 do te hapet edhe xhamia jone ne Ryen per kohet e namazeve ditore, per xhuma dhe namaz te teravive. Por, ky lejim i tubimit ka disa kritere, siq jane:

  • Nuk lejohet tubimi i me shume se 50 personave ne lokalet e xhamis. Ketu duhet te kemi mirekuptim ne numrin e caktuar, andaj nese mbyllet dera me rastin e plotesimit te numrit 50 personave, te respektohet rregulli i caktuar nga shteti, sepse interesi kolektiv perhere eshte para atij individual.
  • Nuk lejohet te prezentojne personat mbi moshen 65 vjeqare, si dhe nen moshen 18 vjeqare.
  • Nuk lejohet te prezentojne personat e semure me semundje kronike.
  • Secili duhet te merr me vete sexhaden personale te namazit.
  • Te mbahet distanca e caktuar nga MSHN.
  • Preferohet te merrni abdest ne shtepi, dhe jo ne xhami ( perveq nese ju duhet patjeter).
  • Duhet te shkruhet emri i secilit qe prezenton ne xhami ne lista te caktuara , ne menyre qe te dijme kush ka qene ne xhami, ne rast te ndonje infektimi me virus Covid 19.

Falenderimet e panumerta i takojne Zotit te boteve, i Cili na mundesoi qe ne kete muaj te bekuar te Ramazanit t’i rikthehemi dalngadal xhamive dhe normalitetit jetesor.

Covid-19 Info – Oslo Kommune

Nëse keni pyetje në lidhje me COVID-19 / Koronavirusin, mund të ndiqni këtë link nga komuna e Oslo-s (Oslo kommune).

Har du spørsmål om koronaviruset kan du følge denne lenken fra Oslo kommune.

Norvegjisht/Norsk: https://www.oslo.kommune.no/koronavirus/sporsmal-om-koronaviruset/

Anglisht/Engelsk: https://www.oslo.kommune.no/english/coronavirus/questions-about-coronavirus/