Njoftim – Koronavirusi

Te nderuar bashkatedhetare, duke vezhguar situaten e krijuar nga pandemia e Koronavirusit, dhe direktivat qe ipen nga te gjitha organet kompetente dhe relevante te Norvegjis, si ato shendetsore, publike dhe te sigurise, ku ndalohet çdo lloj tubimi ne mase te madhe ne te gjitha vendet publike, atehere ju njoftojme qe neser te faleni neper shtepite tuaja, dhe te mos prezentoni ne xhami.
Natyrisht, edhe sipas Komisionit te Dijetareve qe ka dal sot (12.03.2020) ne Rijad/Arabi Saudite, keshillohet dhe i preferohet nje muslimani qe ne kete gjendje pandemike te fal namazin e drekes ne shtepin e tij.
Kryesia e xhamis eshte ne percellje te situates, dhe poashtu -me lejen e Zotit -do ju njoftoj me kohe per çdo risi.

Lusim Allahun e Lartesuar te na mbroj neve, dhe familjet tona nga kjo pandemi.

Xhamia Ryen