Kurban Bajrami

Te nderuar besimtare,

Qendra Shqiptare Fetare dhe Kulturore ne Norvegji, me seli ne Osllo/Ryen, njofton te gjithe besimtaret se neser (dite e Premte, 31.07.20) eshte dita e pare e Kurban Bajramit.
Andaj, ju njoftojme se namazi i KURBAN BAJRAMIT falet ne ora 07:00. Duke pas parasysh se perballemi me epidemine Covid -19, atehere kerkojme nga ju te nderuar besimtare, ti ndjekni me perpikeri rregullat e caktuara nga MSHN.

  1. Te ndjekni dhe t’i respektoni kujdestaret e caktuar nga xhamia qe mbajne rregullin dhe mbarevajtjen e namazit.
  2. Nuk lejohet prezentimi i femijeve, si dhe personave te moshuar dhe me semundje kronike.
  3. Merrni nje sexhade me vete, mundesisht preferohet edhe perdorimi i maskes.
  4. Nuk lejohet assesi qendrimi ne xhami apo ne oborrin e xhamis, pas faljes se namazit te Bajramit.
  5. Parkimin e veturave ta beni sa me larg oborrit te xhamis, ne menyre qe te mos krijohet tollovi me rastin e hyrjes apo daljes nga xhamia.

Ju lutemi, qe te keni mirekuptim dhe t’i permbaheni rregullave te lartpermendura, ashtu qe te kalojme sa me mire dhe sa me lehte faljen e namazit te Bajramit, ne kete kohe epidemie.

Nga ky moment, na lejoni te ju urojme festen e Kurban Bajramit, duke e lutur Allahun e Lartesuar te na i pranoj te gjitha veprat e mira, e te na fal neve dhe familjet tona.