Fiter Bajrami

Te nderuar besimtare,

Qendra Shqiptare Fetare dhe Kulturore ne Norvegji, me seli ne Osllo/Ryen, njofton te gjithe besimtaret se dita e Diel eshte dita e pare e Fiter Bajramit.
Andaj, ju njoftojme se namazin e Sabahut do ta falim -me lejen e Zotit te Madh- ne ora 03:30 minuta, ndersa namazi i BAJRAMIT falet ne ora 07:00.
Duke pas parasysh se perballemi me epidemine Covid -19, atehere kerkojme nga ju te njderuar besimtare, ti ndjekni me perpikeri rregullat e caktuara nga MSHN.

  • Te ndjekni dhe t’i respektoni kujdestaret e caktuar nga xhamia qe mbajne rregullin dhe mbarevajtjen e namazit.
  • Nuk lejohet prezentimi i femijeve nen moshen 16 vjeqare, si dhe personave te moshuar dhe me semundje kronike.
  • Merrni nje sexhade me vete, mundesisht preferohet edhe perdorimi i maskes.
  • Duhet mbajtur distancen e caktuar nga MSHN.
  • Nuk lejohet assesi qendrimi ne xhami apo ne oborrin e xhamis, pas faljes se namazit te Bajramit.

Te nderuar vellezer, duhet te keni mirekuptim me rastin e plotesimit te numrit te caktuar ne xhami, te pritni ne oborr derisa te falet namazi, e pastaj hyn grupi tjeter. Mirepo, gjate kesaj kohe te pritjes, nuk lejohet te grumbulloheni ne nje vend me shume se 5 persona.


Parkimin e veturave ta beni sa me larg oborrit te xhamis, ne menyre qe te mos krijohet tollovi me rastin e hyrjes apo daljes nga xhamia.

Ju lutemi, qe te keni mirekuptim dhe t’i permbaheni rregullave te lartpermendura, ashtu qe te kalojme sa me mire dhe sa me lehte faljen e namazit te Bajramit, ne kete kohe epidemie.

Nga ky moment, na lejoni te ju urojme festen e Fiter Bajramit, duke e lutur Allahun e Lartesuar te na i pranoj te gjitha veprat e mira te muajit te bekuar te Ramazanit, e te na fal neve dhe familjet tona.

XHAMIA RYEN