Dhikri i mëngjesit dhe mbremjes

Pergatiti:
Mr. Sabri Jonuzi           

             

Elhamdu lil-ahi vahdeh, ves-salatu ves-selamu ala men la nebijje badeh

E’udhu bil-lahi minesh-shejtani-rraxhim

      All-llahu La Ilahe il-la huvel-Hajjul-Kajjumu, la te`hudhuhu sinetun ve la nevmun, lehu ma fis-semavati ve ma ‎fil-erdi, men dhel-ledhi jeshfeّu ‎ّindehu il-la bi idhnihi, jaّlemu ma bejne ejdihim ve ma halfehum ve la juhitune ‎bi shej`in min ‎ّilmihi il-la bima shae vesi’a Kursijjuhus-semavati vel-erda, ve la jeuduhu hifdhuhuma ve huvel-‎ّAlijjul-‎ّAdhim.‎

Më pas i Lexon nga 3 here (mëngjes e mbremje) tri Suret e fundit në Kur’an:

1-Sure EL-IHLAS:

Kul huvall-llahu ehad.

All-llahus-Samed.

Lem jelid ve lem juled.

Ve lem jekun lehu kufuven ehad.

2-Sure EL-FELEK:

Kul eudhu bi rabbil felek.

Min sherri ma halek.

Ve min sherri gasikin idha vekab.

Ve min sherrin-nef-fathatin fil ukad.

Ve min sherri hasedin idha hased.

3-Sure EL-NAS:

Kul eudhu bi rabbin-nas.Melikin-nas.ilahin-nas.

Min sherril-vesvasil-hanas.El-ledhi juvesvisu fi sudurin-nas

Minel-xhin-neti ven-nas.

Asbahna ve asbaha el-Mulku lil-lah vel-hamdulil-lah la Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve Huve ala kul-li shejin kadir. Rabbi es’eluke-l-hajre ma fi hadhel-jevmi ve hajre ma badehu ve eudhu bike min sherri ma fi hadhel-jevmi ve sherri ma badehu.Rabbi eudhu bike minel-keseli ve su’il-kiber.Rabbi eudhu bike min adhabin fin-nar ve adhabin fil-kabr.

All-llahume bike esbahna ve bike emsejna ve bike nahja ve bike nemutu ve ilejken-nushur.

All-llahume ente Rabbi la Ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve vadike mestetatu eudhu bike min sherri na sanatu eb’u leke bi nimetike aleje ve eb’u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente.

All-llahumme inni asbahtu ush-hiduke, ve ush-hidu hamelete Arshike ve Melaiketeke ve xhemia halkike, Enneke EnteAll-llahu la Ilahe il-la Ente vahdeke la sherike Lek, ve enne Muhammeden abduke ve resuluke. *3here

    Pejgamberi a.s ka thënë: Kush e thot këtë në mbrëmje i bindur në të dhe vdes atë natë do të jetë prej banorëve të Xhenetit.

All-llahume ma asbaha bi min nimetin ev bi ehadin min halkike, fe minke vahdeke la sherike lek, fe lekel-hamdu ve lekesh-shukru.

All-llahume afini fi bedeni, All-llahume afini fi semi, All-llahume afini fi besari, la ilahe il-la ente, eudhu bike minel-kufri vel-fakri, ve eudhu bike min adhabil-kabr, la ilahe il-la ente (3 herë në mëngjesë).‏

HasbijAll-llahu la Ilahe il-la hu(ve),Alejhi tevekkeltu ve Huve Rabbul-‘arshil-‘adhim. *7 herë

Muhamedi s.a.v.s ka thënë: Kush e thotë këtë mëngjes e mbrëmje 7 here i mjafton atë që e brengosin qeshtjet e kësaj bote dhe tjetres.(Muslimi)

All-llahume inni es’elukel-‘afve vel-‘afijete fid-dunja vel-ahireh, All-llahume inni es’elukel-‘afve vel-afijete fi dini ve dunjaje ve ehli ve mali. All-llahumes-tur avrati ve amin revati. All-llahumeahfedhni min bejni jedejje ve min halfi ve an jemini ve an shimali ve min fevki ve eudhu bike en ugtale min tahti.

All-llahume alimel-gajbi vesh-shehadeti fatires-semavati vel-erdi, Rabbe kul-le shej’in ve melikehu, eshhedu en la Ilahe il-la ente, eudhu bike min sherri nefsive sherrish-shejtani ve shirkihi ve en akterife ala nefsi su’en ev exhurrehu ila muslimin.

Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me’a-ismihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiul-alim    

Kjo lutje thuhet 3here në mëngjes dhe mbrëmje dhe kudo që hym brenda ditës

Muhamedi s.a.v.s ka thënë: Kush e thot këtë 3 here mëngjes e mbrëmje si bëhet dëm asgjë. ‏‎

Redijtu bil-lahi Rabben ve bil-Islami dinen, ve bi Muhammedin nebijjen.

Muhamedi s.a.v.s ka thënë: Kush e thot këtë 3 here mëngjes e mbrëmje Allahu do të knaq atë diten e Xhykimit.(Buhariu)

Ja Hajju ja Kajjumu bi rahmetike estegithu aslih li she’ni kul-leha ve la tekilni ila nefsi tarfete ajnin.

Asbahna ve asbahal-Mulku lil-lahi Rabbil alemin All-llahumme inni es’eluke hajre hadhel-jevmi fet-hahu, ve nasrehu ve nurehu, ve bereketehu, ve hudahu ve eudhu bike min sherri ma fihi, ve sherri ma badehu. Asbahna ala fitretil-Islam ve ala kelimetil-Ihlas, ve ala dini , ve ala mil-leti ebina Ibrahime Hanifen nebijjina Muhammedin muslimen ve ma kane minel-mushrikin.

SubhanAll-llahi ve bihamdihi *100 here

La Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir * 10 herë, ose 1 herë kur përton.

La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir *100 herë në mëngjes.

SubhanAll-llahi ve bihamdihi adede halkihi ve rida nefsihi ve zinete arshihi ve midade kelimatihi *3 herë në mëngjes

All-llahume inni es’eluke ilmen nafi’an ve rizkan tajjiben ve amelen mutekabbelen (çdo mëngjes)

Estagfirullahe ve etubu ilejhi. *100 herë në ditë

All-llahumme sal-li ve sel-lim ala nebijjina Muhammed *10 herë

Fejesa dhe dispozitat e saj (pjesa e dytë)

Pergatiti:
Mr. Sabri Jonuzi

 

Shikimi i të fejuarve

Islami ndaloi shiqimin e grave të huaja, pa marr parasysh a bëhet shikimi me epsh apo pa të, për arsye se shikimi është ngacmues i epshit. Allahu i Lartësuar urdhëron besimtarët në Kuranin Fisnik me këto fjalë: “Thuaj (O Muhamed) besimtarëve të ulin shiqimin e tyre “. Gjithashtu I Dërguari i Allahut-Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të- thotë: “çdo musliman i cili shikon (befas) bukuritë e një femre, pastaj ul shikimin e tij, Allahu do t’ia zëvendësojë atë (vepër) me një adhurim, shijen e të cilit do ta gjejë në zemrën e tij”[1].

Nga dispozita e cekur më lart, përjashtim bën shikimi i një gruaje me qëllim të fejesës, sepse kjo ndikon që jeta bashkëshortore të jetë më e lumtur dhe më jetëgjatë.Kemi parasysh se në bazë të shikimit, personi do ta njoh gruan dhe tiparet e saj të bukura, të cilat do ta motivojnë të fejohet me të, ose të  kundërtën, do të sheh tek ajo tipare të cilat e motivojnë të mos fejohet me të.

Shikimi është element praktik dhe real para fejesës, sepse mund të ndodh që pas fejesës dhe pas njoftimit të familjeve, duke ia shtuar kësaj edhe shpenzimet që bëhen zakonisht, të pasojë ndarja për arsye të mos njohjes dhe shikimit të fejuarës. Prandaj i urtë dhe i menqur është ai i cili nuk vendos për një çështje, gjersa nuk i ka të qarta të mirat dhe të ligat e asaj çështjeje.

Kjo dispozitë nuk vlen vetëm për mashkullin, por kjo gjithashtu vlen edhe për femrën. Gruas i takon të shikojë personin i cili i paraqitet për fejesë, sepse asaj mund t’i pëlqejë ose mos t’i pëlqejë i fejuari, ashtu sikurse këtë zgjedhje ka të drejtë ta bëjë mashkulli. Zaten kjo ishte edhe këshilla e Omerit –Allahu qoftë i kënaqur me atë –i cili tha: “Atyre (grave) u pëlqenë nga ata, ajo që u pëlqenë (burrave) nga ato”.

Argumentet të cilat nxisin besimtarët të shikojnë atë që dëshirojnë të fejojnë janë të shumta, prandaj për ilustrim do t’i cekim disa prej tyre:

a-Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullahi se I Dërguari i Allahut-Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të- ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju dëshiron të fejojë një grua, le të shikojë çfarë e nxit në martesën e saj”. Thotë Xhabiri–Allahu qoftë i kënaqur me atë –: Kam fejuar një grua dhe fshihesha ashtu që të kam mundësi ta shikojë atë, pastaj pash nga ajo tipare që më nxitën në martesën e saj.[2]

b- Transmetohet nga Ebu Hurejre se një burrë kishte fejuar një grua nga ensarët, ndërsa I Dërguari i Allahut-Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të- e pyeti: A e ke shikuar? Tha:Jo. Ndërsa I Dërguari i Allahut-Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të- i tha: Shko shikoje sepse në sytë e ensarëve ka diç”.(dmth.kanë sy të vogël, sh.p.)[3]

c- Transmetohet nga Mugire ibën Shu’be se kishte fejuar një grua, ndërsa I Dërguari i Allahut-Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të- e pyeti: A e ke shikuar? Tha: Jo. Ndërsa I Dërguari i Allahut-Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të- i tha: Shko shikoje sepse kjo ju ofron më shumë.[4]

Kuptojmë nga hadithet e cekura më lart, se personi mund të shikojë atë grua që dëshiron të fejojë me dijen ose pa dijen e saj, dhe poashtu lejohet të e shikosh disa herë nëse dëshiron. Mirëpo nuk lejohet të shikosh nga ajo përveç fytyrës, shuplakave të dorës dhe shputave të këmbës, për arsye se shikimi konsiderohet domosdoshmëri e fejesës, ndërsa domodoshmëria caktohet sipas nevojës. Kështuqë, fytyra  është tregues i bukurisë së femrës, ndërsa duart dhe këmbët janë tregues i trashësisë dhe ngjyrës së lëkurës.Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve[5].

Ndërsa ka një transmetim nga Ahmedi dhe Evzaiu, se lejohet të shihen ato pjesë të trupit  që rëndom qëndron gruaja në shtëpi gjatë kryerjes së punëve të shtëpisë, siq janë: fytyra, qafa, duart, këmbët deri tek gjuri dhe flokët.Argumentojnë me atë se I Dërguari i Allahut-Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të- lejoi shikimin e gruas të cilën dëshiron të fejosh pa dijen e saj, ndërsa kjo aludon në shikimn e atyre pjesëve që zakonisht shihen tek gratë, kur janë në prezencën e familjarëve[6].

Vetmimi me të fejuarën

Në fillim kemi cekur se fejesa është vetëm premtim i një çifti se do të martohen në të ardhmen. Prandaj nuk lejohet që të fejuarit të vetmohen në një shtëpi, ose edhe në vendet publike pa prezencën e të afërmve të të fejuarës. Nuk ka asnjë argument nga Kurani dhe suneti që lejojnë vetmimin e të fejuarëve. Përkundrazi ka argumente të bollshme që ndalojnë vetmimin, siç është hadithi: “Mos të vetmohet asnjëri nga ju me një grua të huaj, vetëm se me prezencën e të afermve të saj[7]. Ndërsa i fejuari  në këtë rast konsderohet i huaj për të fejuarën, përderisa nuk lidhet kontarta martesore.

 

Çështje serioze dhe aktuale

Çështja e parë:Disa mendojnë dhe pretendojnë se i fejuari duhet ta njoh të fejuarën, moralin dhe sjelljet e saj,që është shumë normale.Mirëpo defekti qëndron në atë se sipas tyre “për ta njohur sa më mirë njëri-tjetrin ata duhet të vetmohen, të takohen më shpesh dhe të qëndrojnë së bashku për një kohë, dhe se kjo është mënyra e vetme për njohjen e njëri-tjetrit”.

Ata që mendojnë kështu dhe u lejojnë vajzave të tyre të vetmohen me të fejuarit e tyre, pa asnjë kontroll, sigurisht se janë në gabim.Sepse femra i është ekspozuar problemeve të ndryshme si rezultat i këtij mendimi, siç është humbja e nderit, çregullim i personalitetit, demoralizim, frika nga martesa,etj.

Poashtu, jemi dëshmitar të krimeve të rënda, vrasjeve dhe vetëvrasjeve, që ndodhin në jetën e përditëshme, si pasojë e prishjes së fejesës, pasi që janë zbuluar sekretet më të imëta ndaj njëri-tjetrit. Kësaj i shtohet edhe ajo se të fejuarit në këtë kohë jetojnë si njerëzit më të lumtur, ndërsa prishja e fejesës pasi që kanë marrë çështjen më të shenjët nga njëri-tjetri, padyshim që lë pasoja të paparashikueshme në personalitetin dhe të ardhmen e tyre.

Çështja e dytë: Përkundër grupit të parë, ka disa persona të ngurtë, të cilët i ka kapluar gjelozia (ndërsa gjelozia nëse nuk është në vendin e duhur, është e nënçmuar), të cilët nuk lejojnë që dikush të shikoj vajzat e tyre para fejesës, ose edhe pas fejesës. Të tillët, sidomos më herët, nuk kanë lejuar që i fejuari të shoh vajzën e tij, më konkretisht të fejuarën, përveç se në natën e martesës. Ndërsa takimi për herë të parë në këtë kohë apo në këtë natë, mund të sjell probleme të ndryshme. Andaj edhe kjo nuk përkon me konditat islame,sepse lejohet të vizitohet e fejuara në prezencën e të afërmve të saj.

Çështja e tretë: Në mes të këtyre dy ekstremeve qëndron grupi i tretë, të cilët veprojnë kinse në emër të islamit, të tillët pas fejesës lidhin kontratën martesore, e më pastaj qëndrojnë një kohë të gjatë ashtu të pamartuar(formalisht), për arsye  të ndryshme si mundësitë materiale, arsimimi, punësimi, etj.

Në esencë në këtë veprim nuk ka ndonjë të metë, pasi që me lidhjen e kontratës martesore, këta të fejuar konsiderohen bashkëshortë legjitim.

Mirëpo me dije apo pa dije, kjo formë zbeh rëndësinë e martesës,e cila është esenciale, ndërsa fejesën në këtë formë e bënë më me vlerë dhe më të rëndësishme se martesën. Konkretisht, mund të themi se kjo formë ia ka humbur vlerën reale martesës, pasi që këta “të fejuar”  kanë zbuluar të gjitha sekretet që kanë mes tyre.

Përveç kësaj, kjo kontratë martesore, e cila realisht është martesë legjitime, ka të drejtat e saj, siç është mbulimi i shpenzimeve të bashkëshortes, sigurimi i vendbanimit, mehri, trashëgimia në rast të vdekjes së ndonjërit prej tyre, etj. Ndërsa këto kushte nuk plotësohen në rastet e tilla.

Prandaj, shfrytëzoj rastin të këshilloj besimtarët që veprojnë kështu, të martohen  sa më parë, të mos qendrojnë “të fejuar” një kohë të gjatë, dhe së fundi të mos sjellin risi në fe dhe në traditë, në emër të praktikimit të dispozitave islame.

Prishja e fejesës dhe rregullat e saj

Martesa nuk është obligative për të fejuarit, prandaj të fejuarit kanë të drejtë të prishin fejesën, nëse konsiderojnë se ajo është më mirë për ata. Natyrisht, kjo nuk bëhet për arsye të thjeshta, e sidomos kur kemi parasysh se fejesa është premtim për martesë, ndërsa besimtari i drejtë mban premtimin e tij duke pas parasysh fjalët e I Dërguari i Allahut-Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të-t: “Shenjat e hipokritit janë tri: Nëse flet gënjen, nëse premton të mashtron dhe nëse i beson të tradhton”.

Kështuqë, besimtari duke mos dashur të jetë pjesë e këtij hadithi, jap maksimumin e tij në ruajtjen e fejesës, dhe nuk e prish atë vetëm se për ndonjë arsye të fortë dhe reale.

Në rastet e fejesës kur ipet mehri i tërë ose një pjesë e tij, me prishjen e fejesës kthehet mehri i japur ose kundërvlera e tij.

Ndërsa dhuratat që ipen me rastin e fejesës, atëherë ato duhet të kthehen nëse janë të ruajtura. Mirëpo nëse nuk janë të ruajtura për ndonjë arsye si humbja, shpenzimi, psh.kanë qenë të holla ose ushqim dhe janë shpenzuar, ose kanë pësuar ndryshime, si psh.ka qenë stof pastaj është qepur për rroba, në këto raste nuk duhet të kthehen dhuratat.[8]

 

Fusnotat

7-Transmeton Ahmedi

8-Subuli selam, 3 / 112.

9-Sahih Muslim.

10-Nilul evtar, 6 /109.

11- Dijetarët e medhhebit Malikij,Shafiij dhe Hanbelij konsiderojnë se lejohet të shihen vetëm fytyra dhe shuplakat e dorës.

Shiko: Fikhul hanefij fi thevbil xhedid 2 / 54. Mugni muhtaxh, 3 /128 . Kavanin fikhije, faqe 193.

12- Mugni , 6 /552. Keshful kina’, 5 /13 .

13- Mutefekun alejhi.

14- Redul muhtar, 2 /600.

Fejesa dhe dispozitat e saj (pjesa e parë)

Pergatiti:
Mr. Sabri Jonuzi

 

Islami i kushtoi rëndësi të veçantë jetës bashkëshortore, e cila bazohet në zgjedhje të mirë dhe të përshtatshme të bashkëshortes ose të bashkëshortit. Fejesa është hapi i parë të cilin e ndërmerr muslimani për zgjedhjen e bashkëshortes, gjersa këtij hapi duhet doemos t’i paraprijnë disa kritere të larta ashtu që mos të ketë pasoja më vonë, ose që ato të jenë sa më të vogla.

I Dërguari i Allahut-Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të- sqaroi se cili duhet të jetë kriteri kyç dhe themelor në zgjedhjen e bashkëshortes, ku thotë: “Gruaja martohet për katër çështje: për pasurinë e saj, për pozitën e saj, për bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Andaj zgjedhe (gruan) për fenë e saj, të lumshin duart”.

Nga kjo këshillë e I Dërguari i Allahut-Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të-t kuptojmë se njerëzit zakonisht zgjedhin bashkëshortet e tyre për këto katër kritere, ndërsa muslimani I sinqertë, duhet të ketë kriter kryesor në përzgjedhjen e bashkëshortes, fenë dhe moralin e saj. Përmes kësaj zgjedhjeje arrihet harmonia dhe lumturia bashkëshortore, madje ndikimi i fesë dhe moralit të mirë nuk humb asnjëherë, por vetëm se shtohet  me kalimin e kohës duke zbukuruar jetën familjare. Ndërsa pasuria, pozita dhe bukuria kanë ndikim të përkohshëm, si dhe nuk janë kritere që realizojnë harmoni të vazhdueshme në jetën bashkëshortore, por zakonisht janë çështje që nxisin në mendjemadhësi dhe lavdata.

Disa dijetarë këshillojnë pesonin i cili interesohet për bashkëshorte, që të pyes së pari për pasurinë, pozitën ose bukurin e femrës.Nëse jemi të kënaqur me këto kritere, atëherë të pyesim për fenë e saj, dhe nëse edhe këtu jemi të kënaqur, atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm se të zgjedhim fejesën.

Ndërsa nuk preferojnë të interesohemi së pari për fenë e gruas, e më pastaj për tri kriteret tjera, për arsye se nëse marrim përgjigje pozitive sa i përket çështjes fetare, dhe më pastaj negative për ndonjë nga veçoritë tjera (psh. bukuria), dhe nuk vendosim për fejesë, atëherë kjo lë të kuptohet se çështja e fesë së gruas nuk është primare tek ky person.

Koncepti dhe urtësia e fejesës

Fejesë  do të thotë: Ofertë për martesë me një grua të caktuar, dhe paraqitja e kësaj oferte, gruas ose kujdestarit të saj, në formë direkte nga fejuesi ose familja e tij[1].

Urtësia e saj qëndron në atë se fejesa është formë dhe mënyrë përmes së cilës të fejuarit kanë mundësi të njohin edukatën, moralin, animet, dëshirat dhe besimin e njëri tjetrit, përbrenda kufijëve të dipozitave islame. Prandaj nëse ka përputhshmëri dhe përshtatshmëri mes tyre, hapet rruga për hapin e ardhshëm, martesën,e cila konsiderohet lidhje e përherëshme jetësore.

Kështu që gjatë fejesës të fejuarit relaksohen dhe qetësohen psiqikisht, se mund të jetojnë të qetë dhe të sigurt, në harmoni dhe lumturi, e ky së fundi është synim i çdo muslimani dhe muslimaneje, madje edhe i familjes pas tyre.

Dispozita e fejesës

Fejesa është marrëveshje dhe premtim për martesë, dhe nuk është martesë. Prandaj nuk i lejohet të fejuarëve të vetmohen, dhe poashtu nuk i lejohet vajzës (të fejuarës) të zbuloj nga trupi i saj përveç fytyrës, shuplakave të dorës dhe shputave të këmbës.

Fejesa bëhet me dëshirë dhe vullnet të plotë nga të dy palët, gjegjësisht nga i fejuari dhe e fejuara. Nuk lejohet që askush të vendos për fejesën e vajzës ose djalit, përveç se me lejen e tyre .

Llojet e fejesës

Fejesa bëhet përmes dy formave:

1.Direkte, duke paraqitur kërkesën në formë të qartë se dëshiron të fejohet me atë grua duke thënë: “Dëshiroj të fejohem me filanen”.

2.Indirekte, duke paraqitur këkesën në formë alegorike ose tërthorazi se dëshiron të fejohet me atë grua duke i thënë: “Kërkoj një vajzë të përshtatshme për fejesë sikuse ti”,ose ”I lumtur është ai që do të ketë një grua si ti”. Këtu, gjithëashtu bën pjesë paraqitja e kërkesës përmes një ndërmjetësuesi i cili do të merr përsipër paraqitjen e ofertës, gruas së caktuar nga ana e ofertuesit.

Me kë lejohet fejesa

Në esencë lejohet fejesa e çdo gruaje, e cila plotëson dy kushte:  Kushti i parë : Të mos ketë ndonjë pengesë që ndalon fejesën.

Kemi pengesa të përhershme dhe të përkohshme që ndalojnë bashkimin e një çifti, prandaj kushtëzohet që gruaja të mos bëj pjesë në asnjërën prej tyre. Pengesa të përherëshme konsiderohen afërsia nga gjaku, gjidhënia dhe miqësia.Ndërsa të përkohshme konsiderohen motra e bashkëshortes, gruaja e martuar ose e fejuar, gruaja e cila është ende ne idet, gruaja e cila nuk është pasuese e librave të zbritur nga Zoti (krishtere ose çifute), etj.

Fejesa e gruas e cila është në idet[2]

Dijetarët islam[3] janë në ujdi, se ndalohet në formë direkte fejesa e gruas e cila është në idet ,duke u bazuar në versetin kuranor: “Nuk është mëkat për ju, nëse mundoheni tërthorazi për ndonjë rast për fejesë ose nëse e fshihni në vetvete. Allahu e di se ju do t’i kujtoni ato, por mos u premtoni për lidhje në fshehtësi, vetëm nëse u flisni ndonjë fjalë të ndershme. Dhe mos e përfundoni martesën derisa të plotësohet koha e duhur”.

Paraqitja e ofertës për fejesë në formë direkte, ndalohet, për arsye se të drejtat bashkëshortore nuk kanë përfunduar gjersa gruaja është në idet. Poashtu, kjo mund të shtyj gruan të gënjejë në përfundimin e idetit të saj para kohe.

Ndërsa, kërkesa në formë indirekte ose tërthorazi së gruas e cila është në idet, duke i thënë : “Ti je shumë e bukur”,ose “fatlum do të jetë ai që të fejon”, etj. ka këto dispozita:

1.Nëse gruaja është në idet për shkak të vdekjes së bashkëshortit të saj, atëherë lejohet paraqitja e ofertës në form indirekte, për arsye se ka përfunduar lidhja martesore me vdekjen e bashkëshortit. Prandaj nuk ka gjasa për ribashkim të tyre, dhe poashtu në këtë kërkesë nuk ka ndërhyrje në të drejtën e bashkëshortit.

2.Nëse gruaja është në idet nga shkurorëzimi me të drejt kthimi (rexh’ij), atëherë ndalohet paraqitja e ofertës në form indirekte, sipas mendimit të të gjithë juristëve islam (fukahave). Kjo për faktin, se bashkëshorti ka të drejt ende të rikthej bashkëshorten në periudhën e idetit, dhe poashtu kjo paraqitje konsiderohet ndërhyrje në të drejtat e bashkëshortit.

3.Nëse gruaja është në idet nga shkurorëzimi pa të drejt kthimi (bain), poashtu, ndalohet paraqitja e ofertës për fejesë në formë indirekte, për shkak të dyshimit se gruaja mund të gënjejë në përshpejtimin e idetit të saj.Shkak tjetër i ndalesës është që mos ta pengoj ndonjëri kthimin e saj tek bashkëshorti, nëse ajo e dëshiron një gjë të tillë, si dhe mos të mendoj ndokush se paraqitësi i ofertës për fejesë, ishte shkak i prishjes së raporteve bashkëshortore, ose vet martesës.

Duhet të kemi parasysh se nëse ndodhë që dikush ta fejojë ndonjë grua gjatë kohës së idetit të saj, atëherë kjo fejesë është e brishtë, nuk është valide, për shkak se I Dërguari i Allahut-Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të- ka ndaluar një gjë të tillë, ku thotë : “Mos të fejojë askush të fejuarën e vëllaut të tij”.[4]

Kushti i dytë: Të mos jetë e fejuar

Nuk lejohet të fejohet një grua e cila është e fejuar me dikë tjetër,duke u bazuar në hadithin ” Mos të fejojë askush të fejuarën e vëllaut të tij, derisa ai ta lë atë (vajzë),ose të lejoj fejesën me të (për shkak të ndarjes).[5]

Juristët islam janë unanim, se nuk lejohet dhe rreptësisht ndalohet të bëhet kërkesa për fejesë nga personi i dytë, gjersa një grua është e fejuar.Nëse ndodh një çështje e tillë, atëherë ky person është mëkatar tek Allahu i Lartëmadhëruar, duke u bazuar në hadithin e cekur më lart. Madje, kjo vepër fut armiqësi dhe urrejtje në mesin e njerëzve, ndërsa islami parandaloi të gjitha shkaqet që fusin armiqësi dhe mosmarrëveshje në mesin e besimtarëve.

Këtu kemi të bëjmë edhe me një problematikë aktuale, ndërsa ajo është se a i lejohet ndonjërit të kërkoj një vajzë për fejesë, gjersa ajo është në konsulltime me një person tjetër për fejesë?

Juristët islam kanë dy mendime lidhur me këtë çështje:

Mendimi i parë: Është e urryuer (mekruh) paraqitja e personit të dytë apo të tretë për fejesën e një vajze, gjersa personi apo ofertuesi i parë ende nuk ka marr përgjigjëje definitive nga ajo. Ky është mendimi i juristëve të shkollës hanefite.

Argumentojnë me hadithin “Mos të fejojë askush të fejuarën e vëllaut të tij, derisa ai ta lë atë”.  Kuptohet nga hadithi se edhe ndërhyrja në kërkesën për fejesë nga pala e dytë është e ndaluar.Njëashtu, kjo ndërhyrje është e ndaluar për arsye se mund të sjell armiqësi në mesin e muslimanëve.[6]

Mendimi i dytë: Nuk është e urryer, dhe lejohet paraqitja e disa ofertuesëve në të njëjtën kohë. Ky është mendimi i juristëve të shkollës  së malikive,shafive dhe hanbelive.

Argumentojnë me rastin e Fatime bint Kajs, e cila erdhi tek I Dërguari i Allahut-Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të- të konsulltohet, kur Muaviu dhe Ebu Xhehmi i bënë ofertën për fejesë, ndërsa I Dërguari i Allahut-Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të- i tha: “Muaviu është i varfër, nuk ka pasuri, ndërsa Ebu Xhehmi nuk e lëshon shkopin nga supet e tij (shenjë e ashpërsisë,sh.p.), prandaj martohu me Usame ibën Zejd”. Nga ky rast shihet se Fatime bint Kajs, pati më shumë se një ofertues për fejesë në të njëjtën kohë, ndërsa I Dërguari i Allahut-Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të- nuk i qortoi për këtë .

Sido që të jetë, edukata islame na edukon dhe mëson që të jemi durimtar, të mos ndërhyjmë në kohën kur një grua dhe familja e saj, shqyrtojnë ose janë në konsulltime të ndonjë oferte apo kërkese për fejesë, përderisa nuk ipet përgjigjeja definitive.

 

Fusnotat:

1.Sabik , Fikhu suneh, 2 /152.  Zuhejli, Fikhul islam ve ediletuhu,10 / 7.

2.Ideti është kohë e pritjes, e caktuar  për gruan në rast shkurorëzimi,që zgjat sa tri pastrime nga cikli mujor.

3.El-Kasani,Bedai sanai, 2 / 268.

4.Fjala është për vëllazërinë islame, e jo për vëllaun nga ana e gjakut ose gjidhënies.

5.Shevkani, Nilul evtar, 5/167.

6.Muhtesar Tahavi,faqe 178.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Barazia ndërgjinore

Pergatiti:
Mr. Sabri Jonuzi

 

Në kohën e fundit kemi vërejtur përmes mediave të shkruara dhe elektronike,sidomos në Radiotelevizionin e Kosovës, zëra që thërasin në barazi absolute mes mashkullit dhe femrës, si dhe në të drejtat e tyre. Prandaj kjo më shtyri t’i qasem kësaj tematike mjaft të përfolur, që t’i bëhet e qartë opinionit tonë, musliman, shqiptar, se sa është reale një thirrje e tillë, dhe se a është kjo barazi ndërgjinore drejtësi, apo në realitet është padrejtësi, a duhet të jetë kjo barazi në çdo çështje të vogël apo të madhe,e kështu me rradhë.

Përmes këtij shkrimi do të mundohemi të përgjigjemi në këto pyetje, ashtu që të kemi mendim të drejtë dhe real, dhe njëashtu të refuzojmë të gjitha thirrjet e padrejta dhe të huaja, që janë në kundërshtim me fenë dhe traditën tonë shekullore.

Islami,fe hyjnore,erdhi në kohën kur padrejtësia kishte përfshirë gjithë njerëzimin, në të gjitha fushat e jetës, ku ekzistonte vetëm ligji i forcës dhe dhunës, si element kyç në raportin njerëzor.

Femra në mes të kësaj rrëmuje, padrejtësie dhe tollovie ishte e përulur dhe nënçmuar, konsiderohej si një mall i cili bartej prej dore në dorë, trashëgohej me pasuri dhe konsiderohej sikurse një kafshë, që shitej dhe huazohej.

Në këtë kohë, kur padrejtësia kishte arritur kulminacionin, Allahu i Lartësuar zbriti Kuranin Fisnik legjislacion, i cili do të vendos themelet e drejtësisë absolute dhe barazisë së drejtë në mesin e njerëzimit, duke i rikujtuar shoqërisë se Allahu krijoi njerëzit nga një mashkull dhe një femër “O njerëz,Ne u krijuam nga një mashkull dhe një femër,dhe u bëmë popuj dhe fise që të njiheni mes vete. Vërtet më fisniku nga ju është ai i cili është më i devotshëm”(El-Huxhurat,13),dhe nuk ka dallim mes tyre përveq se me devotshmëri. Prandaj,gruaja është partnere dhe participuese e mashkullit në sistemin organizativ të jetës, gëzon të drejtat e saj, ashtu siq i gëzon mashkulli të drejtat e tij,obligimet dhe përgjegjësitë që kanë janë në përputhshmëri të plotë me natyrën dhe qenien e saj, e si mos të jetë kështu kur këto të drejta i caktoi Krijuesi Suprem i gjithësisë, Krijuesi i njeriut, Allahu i Lartmadhëruar.

Kurani Fisnik vendosi barazi të plotë mes mashkullit dhe femrës në përgjegjësitë morale dhe obligimet fetare, përveç disa rasteve të pakta dhe të veçanta, ku Allahu i Lartësuar ia lehtësoi femrës barrën e disa obligimeve, duke ruajtur natyrën e saj të krijimit,si mëshirë ndaj saj.

Nga ajo që u cek më lart, shohim se besimi (imani) i femrës është i njëjtë si i mashkullit, nuk ka epërsi mes tyre” Më fisniku nga ju është ai i cili është më i devotshëm”. Njëashtu para ligjit të kësaj bote janë të njëjtë,si në veprat e mira ashtu edhe në ato të ligat, si argument mund të sjellim këto versete kuranore: ”Gruaja që bën mardhënie intime jashtë martese dhe burri që bën mardhënie intime jashtë martese, goditni secilin prej tyre me njëqind kamxhikë”(En-Nur,2), ose verseti tjetër:”Vjedhësit dhe vjedhëses ua pritni duart si ndëshkim për atë çfarë kanë kryer”(El-Maideh,38).

Kjo barazi jo vetëm që vlen në çështjet dhe dispozitat e kësaj bote, por ajo vazhdon edhe më tutje, në jetën pas vdekjes, si në shpërblim ashtu edhe në ndëshkim,kjo kuptohet më së miri nga ky verset kuranor ”Kushdo që bën vepër të mirë, burrë apo grua qoftë, duke qenë besimtar i vërtetë, të tillët do të hyjnë në xhenet ku do të furnizohen pa llogari”(Gafir,40).

Shikoni se si e vërtetoi kurani parimin e barazisë në këtë verset kuranor: ”Vërtetë që muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të bindurit dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtit dhe të drejtat, durimtarët dhe durimtaret, të devotshmit dhe të devotshmet, lëmoshdhënësit dhe lëmoshdhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit (nga amoraliteti) dhe ruajtëset e nderit, përkujtuesit e Allahut dhe përkujtueset, për këtë Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh”,(El-Ahzab,35), pra, Allahu i bëri të barabartë besimtarin dhe besimtaren, bashkëshortin dhe bashkëshorten, djalin dhe vajzën, në këto cilësi të bukura, të përmendura më lart.

Nëse anlizojmë versetet e sipërpërmendura, kuptojmë se islami i dha të drejta absolute femrës, ashtu siq i dha mashkullit, i bëri të barabartë para ligjit të kësaj bote dhe të botës së ardhshme. Por, kjo  barazi nuk është barazi absolute në çdo imtësi,sepse në realitet do të ishte padrejtësi,për faktin se nëse anlizojmë në esencë mashkullin dhe femrën, shohim se nuk janë të njëjtë në krijim si qenie njerëzore, nuk janë të njëjtë në strukturën fizike dhe psiqike. Andaj thirrjet në barazi absolute janë thirrje shterpe, të pabaza, të zhveshura nga logjika dhe arsyeja e shëndoshë, sepse esenca ndryshon, dhe në bazë të këtij ndryshimi janë caktuar përgjegjësitë e secilit prej tyre.

            Sikur të caktojmë barazi absolute mes mashkullit dhe femrës, ashtu siq trumbetohet përmes mediave elektronike dhe ato të shkruara, përmes konferencave dhe organizimeve të ndryshme, atëherë, vërtetë me dije apo pa dije, kemi bërë padrejtësinë më të madhe historike, duke u munduar të caktojmë detyra dhe obligime mashkullit apo femrës, për të cilat nuk kanë aftësi fizike dhe psiqike në kryerjen e tyre, me një fjalë, nuk janë krijuar për ato përgjegjësi.

Kështuqë, Islami pasi që prezentoi qëndrimin e qartë në civilizimin e femrës,aftësin dhe nderin e saj, shikoi në qenien dhe natyrën e saj, pastaj në bazë të këtij kriteri caktoi obligimet dhe përgjegjësitë. Njëashtu ngriti nga ajo gjitha detyrimet që nuk i përshtaten  kësaj natyre, dhe ato që pengojnë në kryerjen e duhur të përgjejësive në shoqëri. Andaj, veçoi femrën me disa përgjegjësi,më shumë ose më pak, ngriti nga ajo disa obligime fetare dhe shoqërore; si namazi i xhumas, veshja e ihramit gjatë haxhit,lufta kundër armiqëve, etj.

Duke pasur parasysh dallimet fizike dhe psiqike së pari, dhe fetare së dyti, përpjekja për barazi absolute nuk mund të realizohet asnjëherë. Zaten për këtë shkak Pejgamberi -alejhi selam- mallkoi meshkujt që u gjasojnë femrave, si dhe anasjelltas?

Gjithashtu, gruaja e Imranit ishte në hall kur lindi Merjemin, nënën e Isaut -alejhima selam- siq e përshkruan kurani: “Pastaj kur ajo lindi (fëmijën e saj Merjemin)tha : “Zoti im! Kam lindur vajzë”- dhe Allahu dinte më mirë se ç’kishte lindur ajo- “dhe djali nuk është sikurse vajza”(Ali Imran,36).

Të vërtetën e tha, sepse vërtetë nuk janë të njëjtë djali dhe vajza, kurse këto dallime janë evidente për ata që kanë sy, vesh dhe logjikë.Ndërsa, ata që pretendojnë të kundërtën, nuk kanë kuptuar ende rolin e tyre në këtë botë, nuk dinë përgjegjësitë që kanë, andaj nuk është çudi mosmarrveshjet e shumta dhe problemet e ndryshme që ndodhin sot në botë,si rezultat i përzierjes së detyrave dhe obligimeve.

Islami është fe e natyrës së pastër, andaj edhe ndarja e obligimeve bashkëshortore mes burrit dhe gruas është bërë në bazë të kësaj natyre të pastër.Allahu ngriti burrin në aspekt fizik dhe psiqik që të ketë mundësi në mbajtjen dhe mbrojtjen e familjes në veçanti, ndërsa popullin dhe shtetin në përgjithësi.Kështuqë, mashkullit i takojnë të gjitha punët dhe obligimet e jashtme,që në esencë janë në përputhshmëri me strukturën fizike dhe psiqike të tij.Në anën tjetër,femrën e veçoi në bazë të natyrës së saj,me përkujdesje dhe edukim të fëmijëve, shtatëzënie dhe gjidhënie, rregullimin dhe mbarëvajtjen e punëve të shtëpisë,me një fjalë të gjitha punët e brendshme i takojnë asaj, e që janë në përputhshmëri me strukturën fizike dhe psiqike të saj. I Dërguari i Allahut -alejhi selam- thotë : “çdonjëri nga ju jeni përgjegjës, dhe çdonjëri nga ju do të pyetet për atë që ka nën përgjegjësi, udhëheqësi(kryetari) është përgjegjës dhe do të pyetet për përgjegjësin e tij, burri është përgjegjës për familjen e tij dhe do të pyetet për këtë përgjegjësi,gruaja është përgjegjëse për shtëpin e bashkëshortit dhe do të pyetet për këtë përgjegjësi… .

Asnjëherë nuk duhet harruar se një epërsi e lehtë e mashkullit ndaj femrës, në raste të veçanta,nuk është epërsi që rezulton me përuljen dhe nënvlerësimin e femrës. Mirëpo është epërsi sistematizuese dhe rregullative që rregullon sistemin shoqëror,dhe njëashtu stabilizon dhe vë në binar mbarëvajtjen e jetës bashkëshortore, duke ditur secili përgjegjësitë e tij.Ibën Abasi thotë: “Epërsia(e cekur më lart), aludon në inkurajimin e meshkujve në mirësjellje, edukat dhe bamirësi materiale ndaj grave, që do të thotë, se përgjegjësi çdoherë sakrifikon më shumë”

Ligji apo fenomeni i të obliguarit dikë të jetë më përgjegjës ndaj të tjerëvë,është rregull në çdo sistem të jetës,duke filluar nga familja e deri tek udhëheqësi i shtetit(ende nuk kemi dëgjuar se një shtet ka dy kryetar,ose një organizatë ka dy drejtor gjeneral,..),ose nëse shkojmë më larg, edhe sundimi i gjithësisë i takon vetëm Allahut të Lartmadhëruar,I cili është Një, I Vetëm.

Krejt në fund,Allahu i Madhëruar krijoi mashkullin dhe femrën, dhe secilit i caktoi obligime dhe përgjegjësi (sipas natyrës që kanë) në mbarëvajtjen e jetës shoqërore. Dhe vetëm atëherë kur kjo kuptohet dhe respektohet,do të kemi një familje të shëndosh ose një shoqëri të shëndosh,e në fund të fundit, ky është synimi i çdo shoqërie civilizuese.

 

Referencat:

1-Kurtubiu, Xhamiu liahkamil kuran, 3/125.

2-Shenkiti , Advaul bejan, 7/630.

3-Nurudin Ater, Madha anil mereh, 136.

4-Esibag, Nedharat fil usreh muslimeh, 36.

5- Baharith, Mesulijeh el-eb el-muslim.

Pozita e gruas tek të tjerët dhe në islam

Pergatiti:
Mr. Sabri Jonuzi

 

Fillimi i ardhjes së islamit reflektoi shkëndijat e para përmirësuese individuale dhe sociale,duke i dhënë të drejtat absolute secilit individ,pa marr parasysh gjininë,racën,ngjyrën dhe kombin.Individi ose personaliteti në islam, ndërtohet dhe vlerësohet në bazë të dëlirësisë,moralit dhe diturisë ,e assesi sipas gjinisë,racës ose kombit.

Duke pasur parasysh këtë parim, shohim se Allahu i Lartëmadhëruar ngriti lart pozitën e femrës dhe i dha të gjitha të drejtat që i takojnë,duke mos bërë në esencë ndonjë dallim mes saj dhe mashkullit, përveq se me devotshmëri.Kjo më së miri kuptohet nga ky verset Kur’anor:O ju njerëz, Ne u krijuam nga një mashkull dhe një femër,dhe u bëmë fise dhe popuj që të njiheni mes vete.Vërtet më fisniku nga ju tek Allahu është ai i cili është më i devotshëm. Andaj, individi më i mirë dhe më fisniku tek Allahu është ai i cili ka devotshmëri,mashkull qoftë ose femër.

Së këndejmi,gruaja nuk konsiderohet element çrregullues apo burim i turbulencave në shoqëri,ashtu siq konsiderohej tek romakët,grekët e vjetër,hindusët,kinezët,hebrenjët dhe të krishterët.Nuk duhet habitur nëse gjejmë mendime të tilla edhe tek filozofët e ndryshëm,siq është Sokrati, i cili pretendon se: “Prezenca e gruas është shkaku kryesor i problemeve dhe turbulencave që ndodhin në botë,ajo është si një barishtë e helmuar e cila në pamje të jashtme duket e bukur,por nëse han nga ajo helmohesh”.

Mendim të ngjajshëm gjejmë edhe tek hebrenjët,të cilët gruan e konsiderojnë të mallkuar, për shkak se ajo sipas tyre mashtroi Ademin dhe e bëri të gaboj. Njëashtu,vajzën konsideronin sikurse të ishte shërbëtore,ku babai i saj kishte të drejtë ta shes ashtu siq shiteshin skllevërit.Nuk kishte të drejtë në trashëgimi, përveq nëse nuk kishte vllezër,dhe si e tillë i lejohej të mirrte nga pasuria e patundëshme,por jo edhe nga ajo e tundëshme.

Edhe tek krishterët ekziston mendimi se gruaja është burim i mëkateve dhe të këqijave,sa që disa nga priftërit si Tortolijani,Sostami thonë se “gruaja është një e keqe pa të cilen nuk bën,apo se ajo është derë nga dyert e djallit për tek njeriu”.

Ligji françez ,pas revolucionit françez, ka nënvizuar se: “Fëmiu,i marri dhe gruaja janë qytetar të mangët”,derisa është përmirësuar ky nen në vitin 1937.Mirëpo edhe në ditët e sotme ekziston neni 217 i cili nënvizon se:”Femra nuk ka të drejtë pasurinë e saj t’ia fal askujt,e as t’ia huazoj,si dhe nuk i lejohet të bëjë asnjë kontratë pa pëlqimin e burrit, apo pjesëmarrjen direkte të tij në kontratë”.

Ligji anglez deri para nje shekulli nuk  llogaritte femrën prej qytetarëve te tij,andaj ajo nuk kishte të drejtat elementare,nuk kishte të drejtë në pasurinë të cilën e fitonte,e as në atë që e posedonte.Bashkeshorti kishte të drejtë deri në vitin 1805 të shes bashkeshorten e tij,sa që ishte caktuar edhe çmimi i saj me gjysëm shilingu(6 bunsat).

Muhamed Rashid Rida thotë: “Prej çudirave të cilat i bartin disa gazeta angleze është se edhe në këto ditë(fjala është për vitet 1930-1940.sh.p.) në disa fshatra angleze ka burra të cilët i shesin gratë e tyre për çmime shumë të lira, si 30 shiling,sa që këto gazeta përmendin emrat e disa personave të tillë”.[1]

Kjo që përmendëm më lart, ishin disa shembuj modest te cilët ilustrojnë qartë pozitën e gruas tek këto civilizime,duke mos dashur të thellohemi në të dhëna të tjera të cilat habisin edhe njerëzit më të thjeshtë.

Gjersa kjo gjendje e femrës mbretëronte tek popujt e ndryshëm, në islam, ajo gëzoi të gjitha të drejtat ashtu si burri,kishte të drejtë në pasuri ,trashëgimi,kërkimin e diturisë,zgjedhjen e bashkëshortit, etj.

Pejgamberi –paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- qysh para 14 shekujve këshillonte shokët e tij të janë të kujdesshëm ndaj grave,të respektojnë ato dhe të drejtat që kanë, u thoshte: “Keni frikë Zotin në të drejtat e grave”,ose “U porosis të jeni bamirës ndaj grave”,e si mos të jetë kështu kur kjo grua është nënë,motër,vajzë ose bashkëshorte e secilit prej nesh.

Në përgjithësi Allahu i Lartësuar caktoi përgjegjësit ndaj femrës kur ajo është vajzë, sistematizoi jetën e saj si bashkëshorte e ndershme, kurse sa i përket rolit të saj si nënë,e ngriti në shkallën më të lartë.Prandaj lexues i dashur, eja të shohim së bashku pozitën që i dha Islami gruas në këto tri segmente të jetës: nënë,vajzë dhe bashkëshorte.

Gruaja në pozitën e nënës

Allahu i Lartëmadhëruar në disa versete kur’anore porositi,nxiti dhe urdhëroi bamirësinë ndaj prindërve,sa që këtë e krahasoi me urdhërin esencial të islamit adhurimin e Allahut të Vetëm.Sa për ilustrim po e sjellim këtë verset kur’anor: “Adhuroni Allahun,dhe askënd mos i bashkangjitni në adhurim,dhe jini bamirës ndaj prindërve”(En-Nisa, verseti 36). Andaj nëse thellohemi pak ne studimin e fjalisë së fundit të këtij verseti kur’anor ”dhe jini bamirës ndaj prindërve”,shohim se Allahu i Lartësuar urdhëroi në bamirësi,sjellje të mirë ndaj prindërve pa marr parsysh fenë e tyre,më konkretisht,ky obligim vlen edhe për ata të cilët kanë prindër jomusliman.Por çfarë mendon lexues i dashur, si duhet të sillemi me prindër kur ata janë musliman,e sidomos kur bëhet fjalë për nënën,e cila meriton bamirësinë absolute dhe sjelljen më të mirë që duhet t’a kemi ndaj dikujt në ruzullin tokësor.Këtë e argumenton kjo ngjarje të cilën e transmeton Ebu Hurejre i cili thote: Një person erdhi tek i Derguari i Allahut –paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- dhe i tha: O i Dërguar i Allahut,cili është më meritori në bamirësinë time?Tha: Nëna yte. Njeriu pyeti :Pastaj cili? I Derguari i Allahut prapë tha: Nëna yte.Njeriu pyeti:Pastaj cili?Tha :Nëna yte.Njeriu pyeti:Pastaj cili? I Derguari i Allahut tha: Babai yt.[2]

I Derguari i Allahut–paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- vazhdimisht këshillonte shokët e tij të jenë të kujdesshëm ndaj prindërve, edhe atëherë kur ata dëshironin t’i bashkangjiteshin në luftë kundër armiqëve te fesë,Pejgamberi -alejhi selam-i kthente dhe i urdhëronte të qëndrojnë pranë prindërve tyre.Këtë e sqaron ngjarja e një njeriu i cili erdhi tek Pejgamberi –alejhi selam- dhe i tha: O i Derguar i Allahut, dëshiroj të shkoj në luftë,prandaj erdha të konsulltohem me ty?Ndërsa Pejgamberi –alejhi selam- i tha: A ke nënë? Po,u përgjigj njeriu.Pejgamberi-alejhi selam- tha: Qëndro me të ,sepse xheneti është nën këmbët e saj.[3] Se respektimi i nënës është shkak që besimtari të fitojë mëshirën e Zotit dhe të shpëtoj nga ndëshkimi i Tij, e sqaron edhe këshilla të cilën i dha Ibën Omeri një personi,të cilit i tha: A dëshiron të shpëtosh nga zjarri i xhehenemit dhe të hysh në xhenet.Njeriu tha: Po,për Zotin këtë e dëshiroj.Tha :A i ke prindërit e gjallë?Njeriu tha:Kam nënën. Ibën Omeri tha: Për Zotin sikur të jesh i mirë dhe i butë në fjalët tua ndaj saj,dhe të ushqesh atë,do të hysh në xhenet përderisa largohesh nga mëkatet e mëdha.[4]

Ndërsa sjellja e keqe dhe bamirësia jo e duhur ndaj prindërve është nga mëkatet e mëdha, për të cilat na e tërhoqi vërejtjen i Derguari i Allahut–paqja dhe shpëtimi iAllahut qoftë mbi të- kur tha: Allahu ua ndaloi juve mos respektimin e nënave.[5] Apo ngjarja e ngjajshme kur i Derguari i Allahut–paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- një ditë ishte në mesin e shokëve dhe u tha:A doni të ju tregoj për mëkatet më të mëdha?Sahabët thanë: Na trego, o i Dërguari i Allahut? Tha: T’i bëni shirk Allahut dhe të silleni keq me prindërit… .[6]

Nëse analizojmë ngjarjet e lartëpërmendura,vërejmë se Islami ngriti nënën në piedestalin më të lartë, ndaj së cilës shoqëria ka përgjegjësit më madhore,si në rrafshin individual ashtu dhe në atë kolektiv.Andaj,në islam, nëna është individi i cili meriton kujdesin,bamirësinë dhe respektin më të madh në tërë shoqërinë.

Gruaja në pozitën e vajzës

Islami nuk bëri dallim në mirësjelljen e butë dhe ndjenjën prindore, të cilën duhet të kenë prindërit ndaj fëmijëve të tyre,vajzë apo djalë.Përkundrazi ,urdhëroi të jemi të drejtë ndaj fëmijëve pa dallim gjinie,sepse kështu urdhëroi i Derguari i Allahut–paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- kur tha: Keni frikë Zotin,dhe bëhuni të drejtë ndaj fëmijëve tuaj.[7]

Së këndejmi,urrejtja e vajzave  apo brengosja për shkak të lindjes së vajzave është prej traditave të injorancës, të cilën e qortoi Krijuesi Suprem përmes Kur’anit të tij Famëlartë ku Thotë :Dhe kur ndonjëri prej tyre përgëzohet me lindjen e vajzës,i nxihet fytyra dhe mbushet plot mllef.(En-Nahl,58).Bile kjo është shenjë e besimit të dobët,për shkak se nuk pajtohet me atë që Allahu i Lartësuar caktoi për të.

Dijetari Vathil ibën Eska’a thotë: Vërtet shenjë e bekimit të gruas është që ajo të lind vajzë para se të lind djal,për shkak se Allahu i Madhëruar Thotë: AI (Allahu) I dhuron kujt do femra,dhe I dhuron atij që do meshkuj.(Shura,49)Pra,Allahu i Lartësuar përmendi së pari lindjen e fëmijëve femra apo vajza,e më pastaj përmendi lindjen e fëmijëve meshkuj apo djemëve.

Jakub ibën Buhtan,bashkëkohanik i Ahmed iën Hanbelit thotë: Më lindën shtatë vajza, dhe sa herë që më lindte një vajzë,shkoja tek Ahmed ibën Hanbeli dhe i tregoja,ndërsa ai më thoshte: O Ebu Jusuf (sipas llagapit), Pejgamberët ishin baballarë të vajzave.

I Derguari i Allahut–paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- lavdëroi dhe nxiti muslimanët në edukimin e vajzave,andaj edhe i specifikoi në përmendje në disa hadithe të tij,ndërsa këtë nuk e bëri dhe nuk e tha për djemë.Transmetohet nga Enes ibën Malik se i Derguari i Allahut–paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë: Kush kujdeset dhe edukon dy vajza derisa ato të rriten, në ditën e gjykimit do të jemi unë dhe ai kështu –dhe bashkoi dy gishtat e tij-(d.m.th.së bashku.sh.p.).[8]Kujdesi dhe edukimi i vajzave garanton hyrjen në xhenet,dhe kjo kuptohet më së miri nga këto fjalë të të Dërguarit të Allahut–paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- ku thotë: Ai i cili ka tri vajza dhe i edukon ato,është i mëshirshëm dhe kujdeset ndaj tyre,ka të garantuar xhenetin e përhershëm.Sahabet i thane: O i Dërguari i Allahut,e nëse i ka dy vajza? Tha :Edhe nëse i ka dy vajza.Xhabiri thotë: Disa menduan se sikur të pyetnin edhe për një vajzë(dmth.edukimin e një vajze.sh.p.),kishte me thënë Pejgamberi -alejhi selam- se kjo vlen edhe për një vajzë.[9]

Këto ishin disa fjalë të të Dërguarit të Allahut–paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të– që kanë të bëjnë me kujdesin ndaj vajzave. Ndërsa nëse shikojmë jetën praktike të tij –alejhi selam- shohim dashurinë,zemërgjerësin dhe mëshirën që kishte ndaj vajzave të tij,e sidomos ndaj Fatimes –Allahu qoftë i kënaqur me të- për të cilën tha: Fatimja është pjesë e imja,më shqetëson mua ajo që e shqetëson atë,dhe më lëndon mua ajo që e lëndon atë.[10]Gjithashtu kur e vizitonte Fatimeja Pejgamberin-alejhi selam-,ai ngritej në këmbë,e puthte në ball dhe e ulte pranë tij.

Andaj,porosia baballarëve nga kjo pozitë,do të ishte: Gëzohuni me vajzat që keni ,falenderone Allahun e Lartësuar për këtë dhunti, dhe mësoni nga shembëlltyra dhe modeli më i lartë, Pejgamberi -alejhi selam- formën e sjelljes dhe edukimit të tyre.

Gruaja në pozitën e bashkëshortes

Bashkëshortja nën hijen e islamit nuk konsiderohet ndytësirë apo burim i të ligave, siq konsiderohej tek të tjerët,përkundrazi Islami ngriti bashkëshorten në pozitën e saj të lartë që e meriton.Allahu i Lartëmadhëruar urdhëroi bashkëshortët të jenë përherë në ndihmë reciproke të njëri tjetrit,me dashuri,harmoni dhe ambient të ngrohët familjar.Ndërsa kjo shumë bukur përshkruhet në këtë verset Kur’anor: Dhe nga argumentet e (ekzistimit të Zotit) e Tij, është se Ai krijoi për ju bashkëshorte nga vetë ju,që të gjeni prehje tek ato,dhe Ai vendosi mes jush dashuri dhe mëshirë.Vërtet në të ka tregues për popullin që mendon.(Rum,21).Kjo kuptohet edhe më qartë nga fjalët e Pejgamberit -alejhi selam- i cili thotë : Lumturia e njeriut është në katër gjëra: në grua të ndershme,shtëpi të gjerë,fqinj të mirë dhe mjet udhëtimi të rehatshëm.Prandaj,bashkëshortja e mirë konsiderohet dhunti nga dhuntitë e Allahut të Lartësuar,e që duhet falenderuar Zotin për të,dhe se njeriu është përgjegjës për këtë dhunti në ditën e gjykimit .

Transmetohet se Ebu Esved u kishte thënë fëmijëve të tij një ditë: Kam qenë bamirës ndaj juve kur ishit të vegjël dhe të mëdhenj,e edhe para se të lindeni.Fëmijët i thanë: Si ishe bamirës ndaj nesh para se të lindim.Tha: Për shkak se u zgjodha nënën me të cilën krenoheni dhe nuk fyheni.

Islami i nxit muslimanët të jenë të kujdesshëm dhe të jenë të sjellshëm ndaj bashkëshorteve,kjo përndryshe është një prej obligimeve që ka burri ndaj gruas,për këtë i Derguari i Allahut–paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë: Më i miri prej jush,eshtë ai i cili është më i sjellshëm ndaj bashkëshortes së tij,ndërsa unë jam më i miri nga ju ndaj bashkëshortes sime.[11].Gjithashtu i Derguari i Allahut–paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë: Besimtari me besim më të plotë është ai i cili ka sjelljen,moralin më të mirë,dhe më të mirët në mesin e tuaj, janë ata të cilët kanë sjellje,moral më të mirë ndaj grave të tyre.

Në anën tjetër Pejgamberi -alejhi selam-  hidhërohej shumë kur dëgjonte se dikush ka rrahur bashkëshorten e tij,sa që thoshte: Ka të atille që i rrafin bashkëshortet e tyre sikurse që rrifet skllavi,e pastaj në fund të ditës përqafon atë.Apo siç ka ardh në një transmetim tjetër: “U jepni ushqim me të cilin ushqeheni ju,i veshni ashtu siç vesheni ju,mos i goditni në fytyrë,mos i ofendoni dhe mos i këshilloni(para të tjerëve) vetëm se në shtëpi.

Ndërsa i Derguari i Allahut–paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- ishte njeriu më i sjellshëm ndaj bashkëshorteve të tij, dhe asnjëherë nuk kishte goditur me dorë bashkëshortet e tij,këtë e dëshmon edhe Aisheja,gruaja Pejgamberit -alejhi selam- kur thotë: Pejgamberi -alejhi selam- asnjëherë nuk ka goditur ndonjë grua me dorën e tij.[12] Përkundrazi, u ndihmonte atyre ne punët e shtëpisë,dëfrehej,bënte shaka,garonte ne vrapim,vetëm e vetëm t’ua bëjë jetën sa më të mirë, më të lumtur dhe më kreative.

Krejt në fund,lexues i dashur, ke model të jetës,sjelljes dhe moralit, shëmbëlltyrën më të lartë, edukatorin tonë të dashur, të Dërguarin e Allahut–paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të-,sepse këtu është lumturia dhe harmonia.Njëherit, respekto dhe ndero çdo grua, ashtu siç ke dëshirë të shohësh të respektuar dhe të nderuar nënën,motrën,vajzën dhe bashkëshorten tënde.

 

 

[1]-Muhamed Rashid rida,Hukuku nisa fil islam.

[2]-Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[3]-Transmeton Nesai 6/11,Ibën Maxheh nr.2781.Ahmedi 3/429

[4]-Buhariu,Edebbul Mufred,nr.8.

[5]-Transmeton Buhariu ,3/270

[6]-Transmeton Buhariu, 5/193

[7]-Transmeton Buhariu,5/210

[8]-Transmeton Muslimi,nr. 2631

[9]- Buhari,El-Edeb,78

[10]- Transmeton Buhariu,7/67

[11]- Transmeton Tirmidhiu,nr.3892

[12]-Transmeton Muslimi,nr.2327

[13]-Sekineh Zejtun,El-Mereh fil islam,11.

[14]-Mustafa Sibai,El-Mereh bejnel fikhi ue kanun,20.

Vlera e namazit

Pergatiti:
Mr. Sabri Jonuzi

 

Falënderimi i takon vetëm Allahut ashtu siç e meriton, dhe paqja e shpëtimi qoftë mbi Muhamedin, të Dërguarin e Allahut dhe Robin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij.

Nuk ka dyshim se te shkruash per namazin do te thote te shkruash per çeshtjen më me rëndësi te fesë së Allahut, pas Deshmise (Shehadetit), do te thotë te shkruash per bazamentin,shtyllën mbi te cilën ngritet Islami, fe e pastër dhe madheshtore. I Dërguari i Allahut – paqja dhe shpetimi i Allahut qofte mbi te- thotë: “çështja kryesore është Islami (te jesh musliman),shtylla e tij është namazi dhe kulmi i tij është lufta ne rrugen e Allahut”.

Megjithatë shihet se si njerëzit në kohët e fundit e përbuzin, anashkalojnë namazin, lënë obligimet e tij duke u zhytur në lojë dhe kotësi, duke u marrë me gjërat e pavlefshme të kësaj bote. Kështu që, me kete shkrim deshirojme t’i përkujtojmë njerëzit me vlerën e madhe të namazit, t’i përkujtojmë me dobite fizike dhe shpirterore te tij, dhe kundrejt kesaj t’i përkujtojmë me rreziqet qe ballafaqohen ata që e lënë këtë obligim.Andaj kushdo që e përbuzë namazin do ta përbuzë edhe Islamin, sepse respekti që ka njeriu ndaj Islamit manifestohet me respektin që ka ndaj namazit. Nje dijetar i urte shënohet të ketë thënë: “O bir i Ademit ç’do të madhërosh në fenë tënde nëse e  përbuzë namazin.”

Prandaj, me plot te drejte mund te themi se namazi është shtylla më e fortë pas Dëshmisë (Shehadetit), dhe vepra më e mirë pas saj, për shkak se është caktuar në formën më të përsosur dhe më të mirë të adhurimit, dhe njeherit ka mbledhur ne vete të gjitha format e adhurimit. Është kushti i parë të cilin e kushtëzoi i Dërguari i Allahut – paqja dhe shpetimi i Allahut qofte mbi te- pas besimit. Është kulminacioni i adhurimit fizik, dhe është obligim i domosdoshëm i umetit i cili nuk ka munguar as në ligjet (sheriatin) e mëhershme të asnjë të Dërguari te Allahut te Madheruar.

Obligueshmëria e tij përfshin çdo musliman të moshës madhore dhe nuk lirohet nga ky obligim në asnjë rast, për dallim nga obligimet tjera. Transmetohet nga El-Misuer ibën Mahremeja -Allahu qoftë i kënaqur me të- që ka thënë:  “Hyra tek Omer ibnul-Hattabi -Allahu qoftë i kënaqur me të- e ai ishte i shtrirë në agoni (pasi ishte therur disa herë me thikë), u thashë njerëzve që ishin përreth: “Si është?” Më thanë: “Siç po e sheh.” U thashë: “Zgjojeni me namaz, ngase nuk keni mundësi ta zgjoni me diçka më frikesuese për të sesa namazi.” Atëherë i thanë: “Namazi o udhëheqësi i besimtarëve!” Tha Omeri -Allahu qoftë i kënaqur me të-: “Ja menjëherë, se nuk ka te drejte në Islam ai i cili lë namazin.”, fali namazin gjersa plaga e tij rridhte gjak.”

Njeriu është i obliguar të jetë në namaz me gjithë qenien e tij, me te jashtmen dhe të brendshmen, me ç’rast përfshihen zemra, gjuha dhe organet tjera të tij. Për këtë, atij që falet i ndalohet ngrënia, pija, të kthyerit djathtas apo majtas, lëvizjet e parregullta, për dallim nga adhurimet tjera, ku obligimi bie mbi disa gjymtyrë e jo mbi të gjitha, kështu që agjëruesi mund të flasë dhe të lëvizë, po ashtu muxhahidi (luftëtari) mund të kthehet siç të dojë dhe të flasë, e edhe haxhiu mund të hajë dhe të pijë, ndërsa në namaz përfshihen të gjitha llojet e adhurimit qofshin ato të cilat kryhen me zemër,mendje, trup apo gjuhë.

 

Namazi është rrugë e besimtarëve dhe adhurim i gjitha krijesave

Ata që falin namazin janë të dashurit e Allahut për të cilët nuk do të ketë frikë e as pikëllim. Për të tillët qan qielli dhe toka kur kalojnë tek Allahu (vdesin).

Namazi është adhurimi më i lashtë, kështu pasi që është prej kërkesave të domosdoshme të besimit (imanit) ai nuk ka munguar në asnjë shpallje të mëhershme. Nuk ka ndodhur të derogohet ngase nuk ka dobi në atë fe në të cilën nuk ka namaz, prandaj edhe të gjithë të Dërguarit e Allahut -paqja e Allahut qoftë mbi ta- kanë nxitur njerëzit për namaz.

Allahu tregon për lutjen që ia bëri Ibrahimi -paqja e Allahut qoftë mbi të- kur tha: “O Zot më bë mua prej atyre që falin namaz e edhe pasardhësit e mi (bëri të tillë).” Ndërsa Isai -paqja e Allahut qoftë mbi të- derisa fliste për dhuntitë e Zotit të Madhërishëm, ka thënë: “Dhe Ai (Zoti) më ka bërë mua të bekuar kudo që të jem dhe më ka urdhëruar me namaz dhe zekat sa të jem gjallë.”

Duhet ditur se jo vetem njerezit jane te obliguar me namaz,por edhe çdo krijese e Allahut qe eshte ne qiell dhe ne toke, per kete Allahu i Lartësuar thotë: “A nuk e sheh se Allahun e Madhëron gjithkush që është në qiej dhe në tokë, e edhe zogjtë me krahë të hapur. Secili e di faljen dhe madhërimin e Tij (ashtu sikur e mësoi Allahu). Allahu është i Gjithëditur për atë që veprojnë.” (Nur, 41). Sipas kësaj çdo falës i namazit dhe çdonjëri që madhëron Allahun është i udhëzuar me njohjen e formës së namazit dhe mënyrës së madhërimit të Allahut.

Krahas njerëzve edhe xhinët janë të obliguar ta falin namazin,ndersa kete e kuptojme me se miri nga verseti Kur’anor : “Nuk krijova xhinët dhe njerëzit, përveçse që të më adhurojnë”.

Po ashtu edhe melekët falen: Transmetohet se Hakim ibën Hizami -Allahu qoftë i kënaqur me të-, ka thënë: “Gjersa (një ditë) i Dërguari i Allahut ishte në mesin e shokëve të vet, u tha atyre: “A dëgjoni atë që dëgjoj unë?” Thanë: “Ne nuk dëgjojmë asgjë.” Tha: “Me të vërtetë dëgjoj krikëllimat (kërcitjet) e qiellit, e nuk është çudi se kërcet, sepse nuk ka asnjë vend sa pëllëmba në të e që mos të ketë aty melek  duke bërë sexhde apo duke qëndruar në namaz.”

 

Namazi është shërim për të sëmurit psiqik

Në namaz njeriu gjen qetësi psiqike dhe prehje shpirtërore, si dhe shpetim nga pakujdesia e cila largon njeriun nga misioni i tij i lartë në këtë jetë. Sikur ta dinin ekspertët e shëndetit mental rëndësinë e tij, do t’ua kishin preferuar pacientëve të tyre namazin si terapi prioritare, sepse në të ka shujta shpirtrore, infuzione qe i ka pershkruar Krijuesi i njerezimit, e qe fshehtësitë e tij nuk i di askush përveç Allahut të Madhëruar.

Në namaz ka ilaç dhe shërim të shumë çrregullimeve psikike si shqetësimet dhe depresioni.Namazi shuan etjen shpirterore dhe e ngop shpirtin me rehati dhe prehje, gje qe nuk ka mundesi ta bejne medikamentet dhe barnat mjekesore, ndersa njerëzimi i është nënshtruar udhëzimeve dhe porosive të specialistëve të mjekësisë të bazuar në përvojën e kufizuar dhe supozimet e tyre.Pra, namazi është i mbushur me dhikër dhe nënshtrim ndaj të Larte­ma­dhëruarit, zgjeron gjoksin dhe largon ngushtimin e zemres, prandaj ai që mediton rreth Fjalëve të të Madhëruarit: “Ne e dimë se gjoksi yt ndien ngushtim nga ajo që thonë. Andaj lavdëro Zotin tënd sipas madhështisë që i takon dhe bëhu prej atyre që bien në sexhde.” (Hixhr, 97) do ta kuptoj këtë, kështu që ai që e fal namazin gjen në vete lehtesim pas përfundimit të tij, sikurse ta ketë larguar nga vetja ndonjë barrë të rëndë. Ai bëhet i zellshëm, ndien rehati dhe qetësi, sa që do te shpresonte te mos e perfundonte ate,  ngase namazi është kënaqësi shpirtërore dhe kulminacion i prehjes së njeriut, është xhenet i zemrës dhe pushim në këtë botë. Po ashtu i Dërguari -paqa dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë: “Kulminacioni i prehjes sime është në namaz.”

Kete e sqaron rasti i një shtetasi gjerman i cili pa një musliman në sexhde, u çudit shumë nga kjo lëvizje, e cila e detyroi të priste derisa ky musliman të përfundojë namazin e tij, pasi që përfundoi, u afrua dhe e pyeti për kuptimin e këtyre lëvizjeve e sidomos ajo që ka të bëjë me sexhden. Ky musliman i sqaroi kuptimin e namazit, urtësinë dhe ndikimin e tij, ndërsa ky derisa dëgjonte shpjegimin, prekej me një ndjenjë që i ngjasonte hutimit të përzier me gëzim, sikur kishte gjetur diçka që kërkonte për shumë vite, pastaj i tregoi muslimanit shkakun e mahnitjes së tij, se ai lëngonte nga një sëmundje psikike, një ngushtim të vazhdueshëm dhe se sa herë që vendoste ballin e tij në tokë ndjente qetësi dhe rehati, kështu që sa herë i përsëritej ky ngushtim psikik vendoste ballin e tij në tokë që të gjente qetësinë, derisa e pa këtë musliman dhe kuptoi fshehtësinë e kësaj qetësie (rehatie) që e ndiente në këtë pozitë. Pastaj muslimani e shoqëroi këtë person deri në qendrën islame në qytetin Munih, ku përgjegjësit i shpjeguan për Islamin dhe menjëherë pas kësaj tha (shpalli) dëshminë (shehadetin) dhe përqafoi Islamin.

Prej lajmeve mahnitëse është ajo që e shpërndau revista “Ed-Dave” (Thirrja) numër 1225, se drejtori i psikiatrisë në Gjermani kishte zakon t’i shërojë pacientët e tij duke i shtyrë ata që të dëgjojnë ezanin, pa ditur se kjo është thirrje islame në gjuhën arabe për kryerjen e namazit, kur u zbulua kjo e vërtetë, tha udhëheqësi i psikiatrisë në Gjermani: “Me të vërtetë se fjalët e ezanit me të cilat thërrasin muslimanët në namaz, fusin qetësinë në zemrën e të sëmurit psikik edhe pse ai nuk kupton kuptimin e tyre!!!”, dhe shtoi: “Vërtetë se ezani mbjell dritë dhe shpresë në brendinë e të sëmurëve me depresion, apo atyre që nuk kanë vetëbesim, apo të atyre që urrejnë jetën apo të atyre që kanë ndjenjën e dështimit në jetë.”

 

Sexhdeja së cilës i rrëqethen kodrat

Njeriu kur bën sexhde, lirohet nga prangat e pasimit të verbër, pranga të cilat i ka obliguar shoqëria, zakonet apo kulturat, andaj bie në sexhde për Allahun duke e ulur fytyrën e tij, duke e pluhurosur ballin, e kjo i jep zemrës timonin e udhëzimit, andaj nuk ka pengesë në frikërespekt, e as qortim për lotët që derdhë, e njeherit gjoksi i tij vlon nga kjo madhështi, për këtë thanë sahabët -Allahu qoftë i kënaqur me ta-: “Në gjoksin e tij (te Dërguarit – paqa dhe shpetimi i Allahut qofte mbi te-) kishte zëzëllimë sikur që zëzëllon kazani kur vlon uji në të, nga të qajturit e tij.”

Sexhdja është forma më e afërt dhe më e dashur tek Allahu siç është cekur në hadith: “Njeriu më së afërti është tek Zoti i tij kur ai është në sexhde, andaj shtoni lutjet (në këtë pozitë).” Keshtuqe falësi shfrytëzon këtë rast të çmueshëm, shton lutjet dhe adhurimin duke thënë në këtë moment me gjuhën e shprehjes apo të gjendjes: “O Zot, kërkoj nga Ti ashtu siç lyp i varfëri, të dorëzohem Ty ashtu siç dorëzohet mëkatari i përulur, të lus Ty siç lutet i verbëri i frikësuar, me lutje të atij që para Teje ka nënshtruar qafën dhe lotët i rrjedhin për Ty, ka përulur trupin e tij për Ty dhe e ka nënshtruar.”

Kjo është sexhde së cilës i rrëqethen kodrat e larta, i dridhet toka dhe i frikësohen kolosët pa fe, e kjo në historinë e umetit dhe sprovat e tij ka lajme të çuditshme. Gjithashtu i Dërguari i Allahut kishte këshilluar Thevbanin,shërbëtorin e tij me këto fjalë:‘Të besh sa më shumë sexhde për Allahun, sepse sa herë që të bësh sexhde për Allahun , Allahu do të të ngre me të një gradë dhe do të të shlyejë një mëkat.’”

Vlen te cekim rastin e Abdullah ibën Zubejrit-Allahu qoftë i kënaqur me të-kur nje dite ishte duke u falur në shtëpi, dhe ndërkohë zbriti një gjarpër nga tavani i cili u mbështoll mbi barkun e birit të tij Hishamit, gratë filluan të bërtasin dhe anëtarët e shtëpisë u lemeritën. Në ndërkohë u mblodhën që ta mbysnin gjarperin dhe më në fund e mbytën, e fëmiu shpëtoi. E tërë kjo ndodhi gjersa Ibën Zubejri ishte në namaz, nuk lëvizi e as nuk diti se çfarë po ndodhte në shtëpinë e tij derisa kreu namazin.

Krejt ne fund, musliman i dashur ke parasysh se me të vërtetë vdekja është ndarje mes kësaj bote dhe botës së përhershme, njëkohësisht është vijë ndarëse mes botës së provimit dhe botës ku shihet suksesi, andaj pas kësaj për askënd nuk ka qortim e as arsyetim, e as nuk ka mundësi të shtohen të mirat e as të pakësohen veprat e liga,ndersa i Dërguari -paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- thote : “Ashtu siq keni jetuar edhe do te vdisni”.

 

Andaj, o lenes i namazit:

Deri kur do te therrase Zoti yt , e ti iken e nuk pergjigjesh? Sa njerez kane pare momentet e vdekjes se lenesve te namazit dhe kane marre mesim,e ajo qe nuk shihet eshte shume me e madhe.E si te kete perfundim te mire ai qe Allahu ia largoi zemren nga perkujtimi i Tij, pasoi epshin e vet, e veprimet e tija ishin te shfrenuara?

 

 

Referencat:

  • Muhamed bin Ahmed bin Ismail Mukadem , Es-Salatu limadha, Meke, 2001 . Kryesisht jam bazuar ne kete liber.
  • Velijullah Dehlevij , Huxhetullahil baligah, Bejrut,1997.
  • Vehbi Zuhejli , Fikhul islami ve ediletuhu , Damask, 1989.
  • Muhamed bin Muflih, El-Adabu sher’ijeh vel minehul mer’ijeh, Kuvajt, 2000.
  • Kemaludin Muhamed (Ibnul Hemam), Sherh fet’hul kadir, Bejrut, 2003.

Fëmijët tanë dhe kurani

Pergatiti:
Nermine Kopriva – Jonuzi
Edukatore

 

Edukimi i fëmijëve ka një rol të pazëvendësueshëm në edukimin e një shoqërie, sepse ata janë ardhmëria e saj dhe ardhmëria e një vendi. Shkolla e parë në të cilën edukohet fëmiu është shtëpia e tij, ose më konkretisht, prindërit e tij, prandaj në mendjen e tij të pastër nguliten fotografitë e para të edukatës konkrete, të cilat i sheh dhe i përjeton në familjen e tij .

Imam Gazaliu thotë: “Fëmiu është emanet tek prindërit e tij, zemra e tij është e dëlirë dhe e ndritur, e pastër nga çdo gërvishje, e cila i nënshtrohet çdo mësimi. Nëse edukohet në mirësi, do të jetoj me të, dhe prindërit e tij do t’i bëjë të lumtur në këtë botë dhe botën e ardhme, sepse çdo i mësuar ka mësuesin dhe pedagogun e tij.Ndërsa nëse mësohet në mëkate dhe nuk përkujdesemi për të, ashtu siq nuk përkujdesën kafshët për të vegjëlit e tyre, do të jetë mëkatar dhe i dëmshëm, madje mëkati i tij do të vihet mbi supet e kujdestarit të tij.[1] Pejgamberi -alejhi selam- thotë: “çdo fëmij lind në natyrshmërinë e pastër të islamit, mirëpo prindërit e bëjnë hebre, zjarrputist ose të krishter”.

çështja e parë që duhet të mësojmë fëmiun është besimi në Allahun e Lartësuar, se Ai është Zot, Krijues Suprem i gjithësisë dhe i njerëzimit. Pastaj duhet t’i mësojmë Kuranin fisnik nga fëmijëria e herëshme, duke i rikujtuar se Kurani është Fjala e Allahut të Lartësuar drejtuar njerëzimit, kushtetutë dhe legjislacion për besimtarët, ashtu që të edukohet sipas frymëzimit dhe dritës së tij, dhe të mbërthehet në mendimet dhe shqisat e tij.Me një fjalë, fëmiu duhet të zhvillohet dhe të rritet në dashurinë ndaj kuranit, të lidhet me të, të zbatoj urdhërat e tij dhe të largohet nga ndalesat e tij, si dhe të edukohet në edukimin dhe moralin e tij.Ndërsa Sujutiu thotë:”Mësimi i kuranit për fëmijët është bazë prej bazave të islamit, në të cilën edukohen fëmijët me dëlirësi dhe natyrë të pastër, e që urtësia futet në zemrat e tyre, para se ajo të udhëheqet nga epshet e mëkateve dhe devijimeve”.[2]

Pejgamberi-alejhi selam- nxiti besimtarët të edukojnë fëmijët e tyre në leximin e kuranit,ku thotë: “Edukoni fëmijët në tri veti: të duan Pejgamberin -alejhi selam-, familjen e tij dhe leximin e kuranit, sepse me të vërtetë bartësit e kuranit ( hafizat) do të jenë nën hijen e arshit të Allahut, atë ditë kur nuk do të ketë hije përveq hijes së tij, ku do të qëndrojnë me Pejgamberët dhe të dashurit e Allahut të Lartëmadhëruar”.

Këtë porosi të Pejgamberit e ndoqën muslimanët që nga gjeneratat e para, prandaj ishin të kujdesshëm në udhëzimin e fëmijëve të tyre në mësimet e kuranit, si dhe praktikimin e urdhërave dhe ndalesave të tij.Transmetohet se Iben Abasi një personit i kishte thënë: A të tregoj një hadith i cili do të gëzoj? Tha: Po. Iben Abasi tha: Lexo “tebareke ledhi bijedihil mulk”(suretul mulk), ua mëso bashkëshortes dhe të gjithë fëmijëve tuaj, si dhe fëmijëve të shtëpisë (nipave dhe mbesave), dhe fëmijëve të fqiut tend, sepse kjo sure është shpëtimtare dhe mbrojtëse, e cila do ta mbron lexuesin e saj ditën e gjykimit tek Allahu, dhe do të kërkoj  ta shpëtoj atë nga  ndëshkimi i zjarrit. Ndërsa Pejgamberi ka thënë: Do të kisha dashur që kjo sure të jetë në zemrën e çdo personi të umetit tim[3].

Iben Abasi r.a. krenohej me atë se kishte lexuar kuranin si fëmij në kohën e Pejgamberit alejhi selam, ku thotë: Pejgamberi alejhi selam vdiq kur unë isha 10 vjeç, ndërsa une vetëm se e kisha lexuar tërë kuranin .

Prandaj, leximi i kuranit nga fëmijët është shkak i ngritjes së  sprovave dhe ndëshkimeve nga familja, si dhe shoqëria në tërësi. Transmetohet se Pejgamberi -alejhi selam- ka thënë: Allahu nuk dëshiron të dërgoj ndëshkim të caktuar mbi një popull, përderisa dëgjon ndonjë fëmijë duke lexuar “Elhamdulilahi rabil alemin” (Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave). Allahu subhanehu ve teala gjersa dëgjon këtë, ngrit nga ai popull ndëshkimin 40 vite, për shkak të këtij fëmiu.

 

Shpërblimi i prindërve nëse u mësojnë fëmijëve të tyre kuranin

Nga ajo që u cek më lartë shohim se prindërit do të shpërblehen dhe do të gradohen në pozita të larta, nëse ua mësojnë fëmijëve  të tyre kuranin. Transmetohet se Pejgamberi -alejhi selam- ka thënë: “Ai i cili lexon kuran, mëson dhe punon  me të, Allahu -subhanehu ve teala- në ditën e gjykimit do t’ua vendos prindërve  të tij një kurorë nga drita (nuri) e cila do të shëndrit sikurse dielli, dhe do t’ua vesh dy rroba të bukura që vlejnë më shumë se kjo botë, ndërsa ata do të pyesin: Përse  e merituam këtë? Do t’u thuhet: Për shkak se fëmiu juaj përfitoi nga kurani”. Lusim Allahun -subhanehu ve teala- të arrijmë këtë kuror dhe veshjen e saj ditën e gjykimit.

Prindërit, duhet patjetër të mundohen që fëmiut gjatë leximit të kuranit, t’i spjegojn dhe komentojn sipërfaqësisht dhe thjesht atë që lexon në kuran, ashtuqë dalngadal të thellohen kuptimet kuranore në zemrën dhe mendjen e tij. Disa mendojnë se fëmiu është i vogël dhe nuk kupton, ose nuk ka nevoj ti ipet rëndësi të madhe kësaj kohe për shkak të moshës që ka, mirëpo atë që shohim nga praktika e muslimanëve të parë, dhe kjo është vërtetuar në psikologjinë  bashkëkohore, shohim se fëmiu, çuditërisht, ka mundësi të përmbledh njohuri dhe informata, ashtu siq ka mundësi të përmbledh një kompjuter i kohës së sotit. Kjo vërtetohet me atë që transmetohet se Iben Abasi ka thënë:” Më pyetni për suren Nisa, sepse e kam lexuar (mësuar) atë kur isha i vogël”.

 

Ndikimi i kuranit tek fëmiu

Kurani ka një ndikim të mahnitshëm në shpirtin e njeriut në përgjithësi, por ndikimi i tij është më i madh kur zemra dhe brendësia e tij është më e pastër. Ndërsa fëmiu është njeriu më i pastër në brendësin e tij, prandaj edhe ndikimi i kuranit tek ai është shumë më i madh.

Nëse i shikojmë ajetet dhe suret mekase, shohim se ato janë të shkurtëra, përmbledhëse, trajtojnë tema me pak fjalë, janë më të lehta për memorizim, dhe ndikimi i tyre është jashtëzakonisht i lartë, ndërsa të gjitha këto përshtaten me shpirtin e vogël të fëmiut,andaj edhe preferohet që fëmijëve në fillim t’u lexojmë dhe spjegojmë më shumë këto sure  .

.

Disa këshilla për memorizimin e kuranit

Memorizimi i kuranit duhet të filloj qysh në vitet e para të moshës së fëmiut, duke filluar nga suret e shkurtëra e deri tek ato që janë më të gjata. Imam Shafiu thotë: “Kam mësuar kuranin përmendsh kur isha 7 vjeq”. Madje është shumë e arsyeshme që fëmiu të filloj të mësoj pjesë nga kurani qysh në moshën 3 vjeçare. Ebu Asim, njëri prej kolosëve të islamit thotë: “Preferohet që fëmiu të filloj të mësoj kuranin dhe hadithin nga mosha 3 vjeqare”[4]

Fëmiut duhet në fillim t’ia mësojn suret e shkurtëra të kuranit prindërit,sepse kjo është më inkurajuese për fëmiun. Mirëpo, nëse nuk kanë mundësi, atëherë duhet të gjejnë një mësues të përshtatshëm, i cili ka urtësi dhe përvoj në edukimin dhe memorizimin e kuranit për fëmijët .

Fëmiu duhet të nxitet dhe përgatitet moralisht për memorizimin e kuranit, madje preferohet edhe inkurajimi material, ashtu që fëmiu të ketë vullnet sa më të madh në memorizimin e kuranit.

Mësuesi i fëmiut duhet të shpërblehet për punën e madhe që bën, kështu veproi Ebu Hanife kur Hamadi, djali i tij, kishte mësuar suren Fatiha, ai shpërbleu mësuesin e fëmiut të tij me 500 derhem -gjersa një dash blehej në atë kohë me një derhem-, ndërsa mësuesi u prek nga kjo shumë e madhe, dhe i tha se nuk i ka mësuar fëmiut, përveq se sures Fatiha. Ndërsa Ebu Hanifja i tha:”Mos nënvlerëso atë që i mësove fëmiut tim, sepse sikur të kisha më shumë do të kisha dhënë ende”.[5]

Preferohet që fëmiu të shpërblehet gjatë leximit ose memorizimit të kuranit. Këtë e vërteton ngjarja e Salahudin Ejubit i cili para një beteje kishte dalë të shëtiste në mesin e ushtarëve të tij,kur papritmas pa një fëmij duke lexuar kuran bukur dhe rjedhshëm para babait të tij.Për këtë arsye i caktoi atyre ushqim të veçantë nga ushqimi i tij, dhe gjithashtu i dhuroi fëmiut dhe babait të tij një pjesë të kopshtit të tij.[6]

Prindër të dashur, fëmiu në kohën e sotit ballafaqohet me sprovat e  ndryshme bashkëkohore si në shtëpi, në rrugë, në shkollë e gjetiu, e që shumica e tyre janë në kundërshtim me parimet kuranore dhe metodologjinë e tij. Prandaj, fëmiu duhet të mësohet të sakrifikoj në rrugën e Allahut dhe të qëndroj pa u lëkundur në programin dhe metodologjinë islame.Dhe mu në këtë gjendje, do të arrij të shijoj ëmbëlsinë e imanit dhe do të ngritet lart me devotshmëri.Kështuqë, përveç kujdesit që duhet të kemi ndaj fëmijëve, gjithashtu duhet ti nxisim ata në rrugë të mirësisë, duke u sjell shembuj praktik nga jeta e fëmijëve që kanë jetuar në kohën e Pejgamberit –alejhi selam- dhe gjeneratave të arta, ashtu që të ketë model se si duhet të sakrifikoj, dhe si duhet t’i përkushtohet rrugës së drejtë islame, duke mos iu frikësuar askujt përveq Allahut të Madhëruar.

 

 

 

 

Fusnotat:

 

1 – Muhamed Nur Suvejd, Menhexh terbije nebevije litifl , faqe 25.

2- Abdullah Seraxhudin, Tilavetul kuranil mexhid,faqe 64.

3-Nasirudin Albani, Silsiletul ehadith sahihah, nr.1140.

4- Kifaje fi ilmi rivajeh, Hatib Bagdadi, faqe 116

5- Feth babul inajeh , Abdulfetah Ebu Gude,faqe 19.

6 -Nevadir sulltanije,Tevamudin Ebu Feth faqe 9.

.

.