Pergatiti:
Nermine Kopriva – Jonuzi
Edukatore
Edukimi i fëmijëve ka një rol të pazëvendësueshëm në edukimin e një shoqërie, sepse ata janë ardhmëria e saj dhe ardhmëria e një vendi. Shkolla e parë në të cilën edukohet fëmiu është shtëpia e tij, ose më konkretisht, prindërit e tij, prandaj në mendjen e tij të pastër nguliten fotografitë e para të edukatës konkrete, të cilat i sheh dhe i përjeton në familjen e tij .
Imam Gazaliu thotë: “Fëmiu është emanet tek prindërit e tij, zemra e tij është e dëlirë dhe e ndritur, e pastër nga çdo gërvishje, e cila i nënshtrohet çdo mësimi. Nëse edukohet në mirësi, do të jetoj me të, dhe prindërit e tij do t’i bëjë të lumtur në këtë botë dhe botën e ardhme, sepse çdo i mësuar ka mësuesin dhe pedagogun e tij.Ndërsa nëse mësohet në mëkate dhe nuk përkujdesemi për të, ashtu siq nuk përkujdesën kafshët për të vegjëlit e tyre, do të jetë mëkatar dhe i dëmshëm, madje mëkati i tij do të vihet mbi supet e kujdestarit të tij.[1] Pejgamberi -alejhi selam- thotë: “çdo fëmij lind në natyrshmërinë e pastër të islamit, mirëpo prindërit e bëjnë hebre, zjarrputist ose të krishter”.
çështja e parë që duhet të mësojmë fëmiun është besimi në Allahun e Lartësuar, se Ai është Zot, Krijues Suprem i gjithësisë dhe i njerëzimit. Pastaj duhet t’i mësojmë Kuranin fisnik nga fëmijëria e herëshme, duke i rikujtuar se Kurani është Fjala e Allahut të Lartësuar drejtuar njerëzimit, kushtetutë dhe legjislacion për besimtarët, ashtu që të edukohet sipas frymëzimit dhe dritës së tij, dhe të mbërthehet në mendimet dhe shqisat e tij.Me një fjalë, fëmiu duhet të zhvillohet dhe të rritet në dashurinë ndaj kuranit, të lidhet me të, të zbatoj urdhërat e tij dhe të largohet nga ndalesat e tij, si dhe të edukohet në edukimin dhe moralin e tij.Ndërsa Sujutiu thotë:”Mësimi i kuranit për fëmijët është bazë prej bazave të islamit, në të cilën edukohen fëmijët me dëlirësi dhe natyrë të pastër, e që urtësia futet në zemrat e tyre, para se ajo të udhëheqet nga epshet e mëkateve dhe devijimeve”.[2]
Pejgamberi-alejhi selam- nxiti besimtarët të edukojnë fëmijët e tyre në leximin e kuranit,ku thotë: “Edukoni fëmijët në tri veti: të duan Pejgamberin -alejhi selam-, familjen e tij dhe leximin e kuranit, sepse me të vërtetë bartësit e kuranit ( hafizat) do të jenë nën hijen e arshit të Allahut, atë ditë kur nuk do të ketë hije përveq hijes së tij, ku do të qëndrojnë me Pejgamberët dhe të dashurit e Allahut të Lartëmadhëruar”.
Këtë porosi të Pejgamberit e ndoqën muslimanët që nga gjeneratat e para, prandaj ishin të kujdesshëm në udhëzimin e fëmijëve të tyre në mësimet e kuranit, si dhe praktikimin e urdhërave dhe ndalesave të tij.Transmetohet se Iben Abasi një personit i kishte thënë: A të tregoj një hadith i cili do të gëzoj? Tha: Po. Iben Abasi tha: Lexo “tebareke ledhi bijedihil mulk”(suretul mulk), ua mëso bashkëshortes dhe të gjithë fëmijëve tuaj, si dhe fëmijëve të shtëpisë (nipave dhe mbesave), dhe fëmijëve të fqiut tend, sepse kjo sure është shpëtimtare dhe mbrojtëse, e cila do ta mbron lexuesin e saj ditën e gjykimit tek Allahu, dhe do të kërkoj ta shpëtoj atë nga ndëshkimi i zjarrit. Ndërsa Pejgamberi ka thënë: Do të kisha dashur që kjo sure të jetë në zemrën e çdo personi të umetit tim[3].
Iben Abasi r.a. krenohej me atë se kishte lexuar kuranin si fëmij në kohën e Pejgamberit alejhi selam, ku thotë: Pejgamberi alejhi selam vdiq kur unë isha 10 vjeç, ndërsa une vetëm se e kisha lexuar tërë kuranin .
Prandaj, leximi i kuranit nga fëmijët është shkak i ngritjes së sprovave dhe ndëshkimeve nga familja, si dhe shoqëria në tërësi. Transmetohet se Pejgamberi -alejhi selam- ka thënë: Allahu nuk dëshiron të dërgoj ndëshkim të caktuar mbi një popull, përderisa dëgjon ndonjë fëmijë duke lexuar “Elhamdulilahi rabil alemin” (Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave). Allahu subhanehu ve teala gjersa dëgjon këtë, ngrit nga ai popull ndëshkimin 40 vite, për shkak të këtij fëmiu.
Shpërblimi i prindërve nëse u mësojnë fëmijëve të tyre kuranin
Nga ajo që u cek më lartë shohim se prindërit do të shpërblehen dhe do të gradohen në pozita të larta, nëse ua mësojnë fëmijëve të tyre kuranin. Transmetohet se Pejgamberi -alejhi selam- ka thënë: “Ai i cili lexon kuran, mëson dhe punon me të, Allahu -subhanehu ve teala- në ditën e gjykimit do t’ua vendos prindërve të tij një kurorë nga drita (nuri) e cila do të shëndrit sikurse dielli, dhe do t’ua vesh dy rroba të bukura që vlejnë më shumë se kjo botë, ndërsa ata do të pyesin: Përse e merituam këtë? Do t’u thuhet: Për shkak se fëmiu juaj përfitoi nga kurani”. Lusim Allahun -subhanehu ve teala- të arrijmë këtë kuror dhe veshjen e saj ditën e gjykimit.
Prindërit, duhet patjetër të mundohen që fëmiut gjatë leximit të kuranit, t’i spjegojn dhe komentojn sipërfaqësisht dhe thjesht atë që lexon në kuran, ashtuqë dalngadal të thellohen kuptimet kuranore në zemrën dhe mendjen e tij. Disa mendojnë se fëmiu është i vogël dhe nuk kupton, ose nuk ka nevoj ti ipet rëndësi të madhe kësaj kohe për shkak të moshës që ka, mirëpo atë që shohim nga praktika e muslimanëve të parë, dhe kjo është vërtetuar në psikologjinë bashkëkohore, shohim se fëmiu, çuditërisht, ka mundësi të përmbledh njohuri dhe informata, ashtu siq ka mundësi të përmbledh një kompjuter i kohës së sotit. Kjo vërtetohet me atë që transmetohet se Iben Abasi ka thënë:” Më pyetni për suren Nisa, sepse e kam lexuar (mësuar) atë kur isha i vogël”.
Ndikimi i kuranit tek fëmiu
Kurani ka një ndikim të mahnitshëm në shpirtin e njeriut në përgjithësi, por ndikimi i tij është më i madh kur zemra dhe brendësia e tij është më e pastër. Ndërsa fëmiu është njeriu më i pastër në brendësin e tij, prandaj edhe ndikimi i kuranit tek ai është shumë më i madh.
Nëse i shikojmë ajetet dhe suret mekase, shohim se ato janë të shkurtëra, përmbledhëse, trajtojnë tema me pak fjalë, janë më të lehta për memorizim, dhe ndikimi i tyre është jashtëzakonisht i lartë, ndërsa të gjitha këto përshtaten me shpirtin e vogël të fëmiut,andaj edhe preferohet që fëmijëve në fillim t’u lexojmë dhe spjegojmë më shumë këto sure .
.
Disa këshilla për memorizimin e kuranit
Memorizimi i kuranit duhet të filloj qysh në vitet e para të moshës së fëmiut, duke filluar nga suret e shkurtëra e deri tek ato që janë më të gjata. Imam Shafiu thotë: “Kam mësuar kuranin përmendsh kur isha 7 vjeq”. Madje është shumë e arsyeshme që fëmiu të filloj të mësoj pjesë nga kurani qysh në moshën 3 vjeçare. Ebu Asim, njëri prej kolosëve të islamit thotë: “Preferohet që fëmiu të filloj të mësoj kuranin dhe hadithin nga mosha 3 vjeqare”[4]
Fëmiut duhet në fillim t’ia mësojn suret e shkurtëra të kuranit prindërit,sepse kjo është më inkurajuese për fëmiun. Mirëpo, nëse nuk kanë mundësi, atëherë duhet të gjejnë një mësues të përshtatshëm, i cili ka urtësi dhe përvoj në edukimin dhe memorizimin e kuranit për fëmijët .
Fëmiu duhet të nxitet dhe përgatitet moralisht për memorizimin e kuranit, madje preferohet edhe inkurajimi material, ashtu që fëmiu të ketë vullnet sa më të madh në memorizimin e kuranit.
Mësuesi i fëmiut duhet të shpërblehet për punën e madhe që bën, kështu veproi Ebu Hanife kur Hamadi, djali i tij, kishte mësuar suren Fatiha, ai shpërbleu mësuesin e fëmiut të tij me 500 derhem -gjersa një dash blehej në atë kohë me një derhem-, ndërsa mësuesi u prek nga kjo shumë e madhe, dhe i tha se nuk i ka mësuar fëmiut, përveq se sures Fatiha. Ndërsa Ebu Hanifja i tha:”Mos nënvlerëso atë që i mësove fëmiut tim, sepse sikur të kisha më shumë do të kisha dhënë ende”.[5]
Preferohet që fëmiu të shpërblehet gjatë leximit ose memorizimit të kuranit. Këtë e vërteton ngjarja e Salahudin Ejubit i cili para një beteje kishte dalë të shëtiste në mesin e ushtarëve të tij,kur papritmas pa një fëmij duke lexuar kuran bukur dhe rjedhshëm para babait të tij.Për këtë arsye i caktoi atyre ushqim të veçantë nga ushqimi i tij, dhe gjithashtu i dhuroi fëmiut dhe babait të tij një pjesë të kopshtit të tij.[6]
Prindër të dashur, fëmiu në kohën e sotit ballafaqohet me sprovat e ndryshme bashkëkohore si në shtëpi, në rrugë, në shkollë e gjetiu, e që shumica e tyre janë në kundërshtim me parimet kuranore dhe metodologjinë e tij. Prandaj, fëmiu duhet të mësohet të sakrifikoj në rrugën e Allahut dhe të qëndroj pa u lëkundur në programin dhe metodologjinë islame.Dhe mu në këtë gjendje, do të arrij të shijoj ëmbëlsinë e imanit dhe do të ngritet lart me devotshmëri.Kështuqë, përveç kujdesit që duhet të kemi ndaj fëmijëve, gjithashtu duhet ti nxisim ata në rrugë të mirësisë, duke u sjell shembuj praktik nga jeta e fëmijëve që kanë jetuar në kohën e Pejgamberit –alejhi selam- dhe gjeneratave të arta, ashtu që të ketë model se si duhet të sakrifikoj, dhe si duhet t’i përkushtohet rrugës së drejtë islame, duke mos iu frikësuar askujt përveq Allahut të Madhëruar.
Fusnotat:
1 – Muhamed Nur Suvejd, Menhexh terbije nebevije litifl , faqe 25.
2- Abdullah Seraxhudin, Tilavetul kuranil mexhid,faqe 64.
3-Nasirudin Albani, Silsiletul ehadith sahihah, nr.1140.
4- Kifaje fi ilmi rivajeh, Hatib Bagdadi, faqe 116
5- Feth babul inajeh , Abdulfetah Ebu Gude,faqe 19.
6 -Nevadir sulltanije,Tevamudin Ebu Feth faqe 9.